Flakë e zjarr, çon gjer në qiell si nuk the një herë,
që humba ?! Për liri, për dritë e diell e lëron tokën me plumba ! Vlorë…moj !
Sa shumë gjak, kjo toka jote;
gjak mbi top e gjak mbi tela.
Shekujt s’mund ta thajnë dot;
bën çudi dhe vet legjenda
Vlorë..moj !
Mbushur plot me lapidarë!
shkruar: Djema për në Vlorë !
Me flamurë, cfurgj’ e dyfeqe
Mëmëdhenë ta çlirojmë !
Vlorë…moj !
Shpesh të thonë se je e sertë
që merr flakë e lëshon çika.
Po cili lab në të vërtetë
nuk tha- Vlora është e imja ?!
Vlorë, o moj !
Pa ty nuk do kishim “shqipe”!
Dhe pa “shqipe” s’do kish Vlorë.
Nuk do kish as Marigo,
S’do kish… as malsore Norë.
Vlorë…moj !
Vlorë moj, të puthsha ballin
që ndrit më shumë, se gjithësia.
Me zhgabë në flamur qëndisur
brenda saj… gjith’ Arbëria!
Vlorë…moj !




















