Se nisën shirat…
ndër gjethe, e verdha,
pigment i vrarë i ngjyrës
i flet një kohe të shkuar
kur rrezja derdhte shend
ndër fletët.
Se nisën shirat
mardhin pemët ndragur lagështie
dhe dita fiket
nën retë ngjyrë natë
që kafshojnë copëza qielli
fundosur pellgjeve – plagë.
Se nisën shirat… e jemi larg…






















