“Skuqet” Hungaria, Ferrari perfekt

156
Ferrari dominoi në garën për Çmimin e Madh të Hungarisë duke u larguar prej andej me pikët maksimale.
Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen zhvilluan një garë perfekte dhe kaluan njëri pas tjetrit vijën e finishit në përfundim të 70 xhirove.
I treti kaloi Valteri Bottas, që parakaloi shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton në kthesën e fundit. 
Një fitore krejtësisht e merituar për dy pilotët e Ferrarit, që u shkëputën që në fillim të garës dhe falë edhe strategjisë së skuadrës, ruajtën dy vendet e para përgjatë gjithë garës.
I vetmi moment kur ku kërcënuan vërtet ishin në xhirot e fundit të garës, kur Lewis Hamilton ngushtoi në disa të qindëtat distancën me Raikkonen.
E në kthesën e fundit, britaniku preferoi të mos ngjitej fare në podium, duke i hapur krahun shokut të tij të skuadrës, Valteri Bottas.