Tragjike / Lajm i hidhur nga Australia, talenti 21-vjeçar sulmohet nga peshkaqenët

555
Sigal

Erik Birigiti është një futbollist 21-vjeçar, që shihej si shumë premtues dhe së fundmi aktivizohej me skuadrën e Tomas Akuinas, në Nju Jork. Futbollisti 21-vjeçar, ka pasur nj fund tragjik, duke qenë se kishte zgjedhur Australinë për të kaluar pushimet dhe fatkeqësisht, pushimet e tij nuk do të përfundojnë kurrë pasi ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike.

21-vjeçari kishte dalë shëtitje kur i ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë në rrjedhën e një lumi. Rryma e ujit e ka dërguar 21-vjeçarin në detin e “Twilight”, aty ku pak ditë më parë policia njoftoi që të mos frekuentohej duke qenë se një numër i konsiderueshëm peshkaqenësh ishin grumbulluar.

Fatkeqësisht, tre peshkaqenë të bardhë kanë sulmuar 21-vjeçarin dhe i kanë sjellë dëme të shumta në trup, duke i sjellë edhe vdekjen. Dëshmitarët kanë njoftuar forcat e ndërhyrjes së shpejtë por që nuk kanë mundur të bëjnë asgjë veç se të nxjerrin pjesën e mbetur të trupit nga deti.