Panucci drejt largimit nga Shqipëria, nis kontaktet me superklubin në Itali

137

Mediat italiane ditën e sotme kanë bërë publike një lajm të bujshëm.

Bëhet fjalë për largimin e mundshëm të Christian Panuccit nga drejtimi i Kombëtares shqiptare, raporton ‘Calciomercato’,

Sipas mediat përtej Adriatikut, Panuccit i është ofruar drejtimi i klubit të Romës që është në prag të shkarkimit të Di Francescos.

Raportohet se Panucci po qëndron në prapaskenë dhe pritet që në ditët e ardhshme të ketë një takimin me drejtuesit verdhekuq.

Panucci ka raporte të mira me Franco Baldini, një njeri i besuar i Pallottas, që mund ta marr atë si zëvendësues të Di Francescos.

Italian ka kontratë me Shqipërinë deri në vitin 2019, por një ofertë nga Roma mund të ishte e pa rezistueshme për të.