1 miliard € klauzolë, Barcelona “blindon” talentin e mesfushës

134
Sigal

Barcelona është drejt rrugës së rinovimit së kontratës së re me talentin Gavi. Presidenti Laporte ka konfirmuar se çdo gjë është drejt fundit dhe së është shumë i lumtur që 17 vjeçari dhe agjenti i tij Ivan De la Pena kanë rënë dakord me kushtet e reja të propozuara nga drejtuesit e klubit.

Çmenduria për sa i përket marrëveshjes është klauzola e largimit të lojtarit, pasi në qoftë se një nga klubet dëshirojnë ta blejnë Spanjollin duhet të paguajnë 1 miliard euro.

Mesfushori i talentuar bëri hapin e madh me skuadrën e parë në sezonin e fundit dhe zhvilloi 34 ndeshje në La Liga duke shënuar dy gola dhe shërbyer pesë asiste për shokët e skuadrës.

Gavi gjithashtu është bërë pjesë shumë e rëndësishme e kombëtares Spanjolle pasi trajneri Luis Enrique e ka përfshirë në ekip që në moshën 17 vjeçare. Mesfushori ka vendosur rekord me kombëtaren pasi ai është lojtari më i ri në histori që ka bërë debutimin me Spanjollët.

Klubi Blaugrana pavarësisht vështirësive financiare po punon  për të qenë konkurrues në të gjitha kompeticionet në sezonin e ri. Franck Kessie dhe Andreas Christensen priten që brenda javësh të prezantohen në ambientet e klubit për tu bërë zyrtarisht lojtarë të Barcelonës.