Po korrte barin e thatë, autokombajna përfshihet nga flakët. Si pasojë u dogj edhe…

95
Sigal

Një sipërfaqe prej 6 hektarë toke me bar të thatë është djegur në një parcelë toke buke në afërsi të fshatit Jorgucat, në bashkinë e Dropullit.

Shkaku i zjarrit ka qenë shkëndija që ka lëshuar një autokombajnë që ishte në vendngjarje për të korrur barin e thatë.

Për pasojë autokombajna është shkrumbuar plotësisht. Ndërkohë forcat e MNZSH Dropull kanë shkuar në vendngjarje duke eliminuar rrezikun e lartë pasi flakët po i afroheshin një bombole të madhe propani (gaz) që ndodhej në afërsi të një ish-punishteje për prodhimin e enëve plastike.

Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin e shkaktuar nga autokombajna pa pasur dëme në njerëz.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të identifikuar shkakun e zjarrit.