Aksioni/ Shqiponjat në ndjekje të Jaguarit, arrestohen të rinjtë që lëviznin me a*më

57
Sigal

Një operacion nga forcat “Shqiponja” është finalizuar me arrestim e tre të rinjve të cilët lëviznin më një makinë në afërsi të zonën së TEG-ut me armë zjarri.

Në pranga kanë përfunduar Ergys Hidri, Edison Manaj dhe Enea Shima.

Policia kishte marrë më herët informacione për këta shtetas duke i cilësuar si persona me rrezikshmëri të lartë.

Gjatë aksionit për kapjen e tyre të cilët lëviznin më një mjet jaguar forcat shqiponja kryhen kontrolle ndaj Enea Shimës ku iu gjet një pistoletë ku ne krehër kishte edhe dy fishekë.

Po ashtu për dokumentimin e ngjarjes forcat shqiponja kryen edhe kontrolle në banesa të tre te rinjve.

Gjatë këqyrjes së banesës së Edison Manaj u gjetën dy sende metalike të dyshuara armë zjarri, të ngjashme dhe me formë si ajo e kallashnikovit model AK-47.

Brenda makinës që ndodhej në oborrin e banesës, në mbështetëses e krahut u gjet një send metalik i dyshuar armë zjarri, e ngjashme dhe me formë si ajo e pistoletës, me fishek në fole dhe 5-pesë, fishek në krehër.

Prej fillimit të vitit vetëm në kryeqytet 90 persona janë arrestuar për veprën penale të armëmbajtës pa leje e ndërsa në të shumtën e raste kanë qenë arrestime në flagrancë nga forcat “Shqiponja”.