Formula 1 në zi, ndërron jetë legjenda Niki Lauda

637
Sigal

Në moshën 70-vjeçare ka ndërruar jetë Niki Lauda, një nga legjendat e sportit të Formula 1. Lajmin e konfirmoi familja e Lauda, përmes një komunikate për mediat.

Tre herë kampioni i botës ndërroi jetë gjatë natës në një spital të Zvicrës, ku dhe ishte shtruar (lindi më 22 shkurt 1949, në Austri).

“Me trishtim të madh njoftojmë se i dashuri ynë Niki ndërroi jetë, me familjen e tij pranë”, thuhet në deklaratën e familjarëve.

Lauda ishte shtruar në një klinikë private në Zvicër për shkak të disa probleme në veshka. 8 muaj më parë i ishte nënshkruar një operacioni, një transplanti në mushkëri. Piloti austriak Lauda fitoi tre tituj kampionë bote në Formula 1 në vitet 1975, 1977 dhe 1984, dy me McLaren dhe një me Ferrari.

Ai është konsideruar si një nga pilotët më të mëdhenj të këtij sporti. Në një aksident të rëndë në vitin 1976 ai pësoi dëmtime të dukshme në fytyrë, por mbijetoi. Ndaj dhe konsiderohej si “njeriu që jetoi dy herë”. 

“Rezultatet e tij në pistë janë unike, si pilot ashtu dhe si drejtues dhe do të mbeten të pashlyeshme për të gjithë. I vlerësuar për komunikimin e drejtpërdrejtë dhe për kurajon për të fituar edhe në momente të vështira.

Një model, që ishte një pikë referimi për ne, ndaj do të na mungojë shumë”, shkruajnë familjarët e tij.