PSG-ja vendos çmimin e shitjes për Neymarin, Real dhe Juve befasohen nga vlera!

480
Sigal

Neymar nuk është i lumtur dhe çdo ditë po mendon largimin nga Paris Saint Germain.

Sipas gazetës katalanase “Sport”, klubi i PSG-së është mërzitur me tekat e Neymarit dhe në këtë mënyrë ka ulur çmimin e shitjes nga 300 milionë që ishte dikur në vetëm 180 milionë euro.

Barcelona, Juventus, Real Madrid janë tre gjigantët që po “luftojnë” për të nënshkruar me “xhevahirin” brazilian që momentalisht ndodhet i diferencuar nga grupi i lojtarëve të PSG-së.

Neymar ka qenë vazhdimisht i lidhur me një kthim në Barcelonë dhe së fundmi është përfolur për një lëvizje shokuese në Real Madrid ose Juventus.

Gjithmonë sipas burimeve të “Sport”, shpesh herë Barcelona ka tentuar të hyjë në merkato duke ofruar 100 milionë euro plus dy “yjet” e skuadrës, por këto propozime nuk janë pranuar nga PSG-ja.

Tashmë klubet që interesohen për Neymarin e kanë të qartë që kampionëve të Francës nuk i intereson shkëmbimi me lojtarë të tjerë por vetëm nëse paguhet vlera e kërkuar prej 180 milionë eurosh.