Agim Jazaj: Nëpër rrugët e malit, mbetur të malluar…Gratë e Kurveleshit, me foshnje në duar!

53
Sigal

“Gratë e Kurveleshit,

Nisen për në Vlorë,

Me djepe ngarkuar,

Me foshnje në duar”!

Nga AGIM JAZAJ

Vargjet e hershme na vijnë në kujtesën e ditëve edhe pas kaq vitesh, të skalitura nga krahina tradicionale, atdhetare e Kurveleshit të Sipërm, aty ku kemi vën edhe ne kokën, kemi fjetur pa u drithëruar, kemi shkuar edhe natën plotë ëndërrime,      duke përshkruar nëpër rrugët e malit, kemi punuar në moshën djaloshare, në ish ndërmarjen Gjeologjike- Gjirokastër dhe e mbajmë edhe atë vend si pjesën e pa ndashme të jetës…

Kemi shkuar, po dhe kemi shkruar nëpër rrugët e pa njohura, pyjet e larta nga; Nivica, Progonati e Lekdushi, në këmbë, (poshtë rrugës, pran ish burgut fam keq të Bënçës) e deri në qytetin e Tepelenës, ku do mbahej konferenca e BP, dhe djaloshari do të mbante fjalën përpara atij aktivitetit, të shkruar me fletët e fletores dhe rezervën e stilolapsit, i ngarkuar me plotë emocione.

As ato rrugë të ngushta, ku kalonin vetëm kafshët e egëra, të drithëronin edhe ditën, dhe me vështirërsi njerëzit që e njihnin dhe të pa njohura prej nesh, i kaluam pa drithërim!

Dhe… ku e kur zbulonim nga nënëtoka pasuritë nëntoksore, për të pasuruar edhe më pasuritë mbi tokosore dhe ato njerëzore…

Kishim vite, i malluar dhe ëndrroja të shmallesha edhe me këtë pesëz të jetës tonë!

E kishim planifkur me njeriun tonë të shtrënjtë Papin, do ftonim edhe Rizain, po edhe Metlliun, do ishin pjesë e ketij ekipi…

Dhe shkuam nga Vlora, nëpër rrugët e Labërisë, nëpërmjet “Lumit të Vlorës për të mbërrijtur për gati 1 orë e 20 minuta në Gusmar, kufiri me fshatin Kuç, midis Vlorës dhe Tepelenës. Në pikën më kulmore, në një lokal tradicional, ku u takuam me djaloshin me mbiemrin Bardhi, sa dhe zëmër bardhë pim kafen dhe rakinë e parë të ditës.

U takuam me ata njerëz dhe dy zonjat, si të njohur prej vitesh për t’u shmallur dhe mbetur të malluar.

Mes lëndinave të mbuluar nga gjelbërimi dhe tufat e dhënëve- përballë, kullosnin nëpër pllaja.

Shqerrat kërcenin të harbuar! Morëm rrugën poshtë për në Nivicë, pa ndaluar në qëndër të fashtit Gusmar.

Në qëndër të Nivicës, ngjitur edhe fshati Rexhin! Aty përpara, ku ishin të ngritur, ish qëndra tregëtare dhe artizanati qysh në vitet 1976, ishin ende po ato ndërtime, të mbetuar edhe në kujtesën tonë, dhe një kafene e thjeshtë me rreth 5-veta, komunikuam me vendasit si dhe ne të afërt me ata, vendas.

U ulëm pim kafen dhe rakinë, e urimit dhe detyrimit…

U rikthyem për në Gusmar, aty ku do të ndalonim për të parë vendin, ku kishin qën të ngritura edhe “Kullat”, banesat e punëtorëve, të ish ekipit gjeologjik- Ndërmarjes Gjeologjike!

Ndaluam tek kafeneja, përballë njësisë vendore.

I zoti i lokalit, ku pim edhe kafen, kur i’u prezantuam se shkonim nga Vlora për të vizituar edhe Gusmarin, kujtoi ish motoristin e ekipit gjeologjik; Maze Çelaj…

Gusmarioti, ish shoferi Bashkim Bardhi, na shoqëroi, duke na treguar edhe vendin, themelet e barakave të Ekipit Gjeologjik.

I kërkuam ku ishte edhe “Sterra”, ose pusi i thellë dhe i hapur, nga ku dilnin dhe strehoheshin fluturak të shumtë.

“Ja këtu ka qënë, po e kanë mbyllur, sepse ishte bërë edhe pusia, për të hedhur edhe ndonjë viktimë, dhe kurrë nuk i gjendej nam e nishan”- spjegoi Bashkimi.

U ndam edhe nga Gusmari-mbetur të malluar dhe shkuam drejtë Progonatit, nën hijen e rrepeve shekullor, aty e pimë kafen dhe rakinë e radhës, sipas zakonit, duke i nderuar e kujtuar edhe ata njerëz që kemi mbajtur mend deri në ato vite. Hodha syt përballë, i përmalluar aty ku mund të ishte atëkohë edhe qëndra shëndetsore, ku kemi hequr edhe dhëmballën e parë nga dentist i Progonatit.

Drekën plotë respekt, dashuri me mish mali- Labërie dhe djathin e njomë nga baxhoja- ngjitur, e hëngrëm në lokalin; “Graçka”!

Zonja me rrënjë nga fisi Zholi, të shoqëruar nga kënaqsia dhe krenaria e përbashkët; na e përgatiti dhe solli drekën!

Kaluam dhe shënuam: Një ditë të lumtur, nëpër rrugët dhe Kurveleshin e Sipërm, mes maleve, dhe patriotizmit, që nuk na e shuan kurrë mallin, respektin dhe solidaritetin edhe për këto vende dhe ata njerëz- njerëzor dhe atëdhetar!