Prej disa kohësh përflitet për një lidhje të këngetares se njohur Jonida Maliqit dhe aktorit Romeo Veshaj, por që deri më tani kjo nuk është pranuar nga asnjëra palë.
Ndërsa 3 ditë më parë në rrjete sociale qarkulloi një video, në të cilën shfaqeshin këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori i ‘Al Pazar’ Romeo Veshaj, duke u përqafuar dhe duke kaluar momente romantike në një pishinë sëbashku.
Por siç duket Romeo nuk do t’ia dijë aspak për lajmet që qarkullojnë rreth tyre. Vëllai i tij Donaldi ka publikuar një video, të cilën Romeo e ka ripostuar, ku aktori shihet në ambientet e Tring. Romeo nis të këndojë këngën ‘I see you again’, duke treguar kështu se nuk i interesojnë lajmet që po qarkullojnë për ta.