Young Zerka njofton projektin e rradhës

483
Sigal

Ndonëse viti 2019 është në ditët e fundit, këngëtari Young Zerka është duke shfrytëzuar çdo ditë për projektet e tij të reja. Pak kohë më parë ai solli për publikun këngën e parë të “Ep” me titull “You”, e cila ka ardhur në bashkëpunim me Nizën.

Këtë herë përmes rrjeteve sociale ai ka njoftuar se në datë 13 dhjetor ka gati edhe projektin e radhës, megjithatë nuk ka dashur të japë shumë detaje.

Në profilin e tij dhe atë të kompanisë “Key Management” shohim një video të animuar dhe karshi saj datën e publikimit. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me publikimin e këngës së dytë të “Ep” apo Zerka po përgatit diçka tjetër. Gjithçka mbetet për t’u zbuluar në datën 13 dhjetor.