Mjekët nxjerrin tubin 34 cm nga stomaku i pacientes

556
Sigal

Një grua u paraqit në spital së fundmi duke u ankuar për dhimbje pasi gëlltiti aksidentalisht një fije kashte, të paktën, kjo është historia që ajo u tregoi mjekëve.

Megjithatë, kur ekipi mjekësor shkoi për të punuar tek pacientja, e quajtur vetëm Lu, ata zbuluan se padyshim nuk flitej për një fije kashte.

Në vend të kësaj, atyre iu desh të hiqnin një tub plastik 34 cm nga trakti tretës i 22-vjeçares.

Sa për mënyrën sesi tubi përfundoi në stomakun e pacientes mbetet një mister.

Gruaja shkoi në Spitalin e Universitetit të Mjekësisë së Jugut në Guangzhou, në Kinën e Jugut, për t’u trajtuar, ku ajo i tha stafit se ishte duke pirë çaj kur ka përfunduar me një pengesë të fortë në fyt.

Ajo iu nënshtrua menjëherë skanimit, i cili tregoi tubin plastik të gjatë me madhësi 34 centimetra në gjatësi dhe 1.9 centimetra të trashë të vendosura në ezofag dhe stomak.

Gastroenterologu Zhang Ting tha: “Ajo erdhi në klinikën ambulatore në 3 dhjetor dhe tha që kishte gëlltitur rastësisht një fije kashtë kur po pinte çaj”.

Doktori Yue Hui hoqi me sukses tubin nga ezofagu i saj dhe e pa të dilte përmes gojës së pacientes.

Dr. Hui shpjegoi se megjithëse Lu vuante nga ulcera në stomak, si rezultat i tubit, për fat të mirë nuk i kishte dëmtuar organet e saj dhe kështu pritej që ajo të shërohej plotësisht shumë shpejt.