Këngëtari i njohur vendos sërish rekorde, shpallet “Artisti i Dekadës”

512
Sigal

Këngëtari i njohur Ed Sheeran është shpallur “Artisti i Dekadës” në Britani nga  Official Charts Company.

Ed Sheeran është artisti që ka numrin më të madh të këngëve single dhe albumeve që kanë zënë vendin e parë në tabelat britanike, 12 në total.

Albumet e tij qëndruan për 41 janë në krye të tabelave. Së bashku me 39 këngët e tij, Ed qëndroi për 79 javë në vendin e parë, më shumë se çdo artist tjetër.

Ndërkaq asnjë këngëtar tjetër nuk ka qëndruar në Top40 më shumë se Sheeran, që mban një total prej 572 javësh.

“Nuk e prisja këtë,”-tha Ed. “Ju falënderoj për mbështetjen tuaj.”

Ky është rekordi i fundit i këngëtarit, i cili arriti fitimet më të mëdha gjatë turneut të këtij viti, që siguroi 775 milionë fitime.

Gjithashtu Ed vlerësohet se është një nga katër artistët që qëndroi më shumë se 1000 javë në UK Top 75.

Vetëm Elvis Presley, Cliff Richard dhe Rihanna kanë mundur të qëndrojnë më shumë se 1002 javë.

Ed Sheerd

Ed Sheerd11Ed Sheerd1

Ed Sheeran1Ed Sheeran2Ed Sheeran3ed_sheeran