Pasuri me vlerë mbi 540 mijë euro sekuestrohen në Vlorë

621
Sigal

Ditën e sotme janë sekuestruar rreth 543 452 mijë euro pasuri në Vlorë, të cilat dyshohet së janë krijuar me të ardhura nga veprimtari kriminale të pastrimit të parave.

Këto pasuri i përkasin shtetasit Gazmend Shabanit. Bëhet e ditur se, Shabani ka qenë i arrestuar më parë në Itali në 2017 për trafik drogë. Shabani është kapur me 1970 kg kanabis në Bralleta të Italisë.

“Në vijim të goditjeve dhe sekuestrimeve të njëpasnjëshme të kryera ndaj krimit të organizuar dhe pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri, konkretisht:

2 apartamente banimi në Vlorë;

2 llogari bankare;

1 automjet Volksëagen.

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 543 452 euro.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, ndaj shtetasit G. SH., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky shtetas është arrestuar në Itali, në vitin 2017, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e mëtejshme.”- njofton policia.