Sigal

Ditë e trishtë sot për Aida Shtinon. Gazetarja e njohur shqiptare ka humbur sot njeriun më të dashur, babanë e saj. I ati i saj ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare për shkaqe natyrale. Prezantuesja e cila u bë e njohur për emisionin e saj ”Njerëz të humbur”, pas shkëputjes totalisht nga televizioni, një pjesë të madhe të kohës ia ka kushtuar familjes së saj, veçanërisht prindërve.

Babai i saj u nda sot nga jeta, duke lënë një boshllëk të madh te vajza e tij, bashkëshortja dhe të afërmit.