Jennifer Lopez zbulon planet për të braktisur Amerikën!

244

Jennifer Lopez zbuloi planet për ta lënë Amerikën, për ‘një jetë më të thjeshtë në një qytet të vogël në Itali. Ajo ka pranuar që dëshiron të ketë një jetë më ‘të thjeshtë dhe organike ’, shkruan DailyMail. Kështu ka thënë se fundmi këngëtarja dhe aktorja 50-vjeçare në një intervistë për ‘Vanity Fair’.

“Dua të jetoj një jetë të thjeshtë dhe të shëndetshme në një vend ku të shëtis me biçikletë. Të dal të bëj pazarin, të blej bukën, të pikturoj, ose të ulem mbi një karrike që tundet poshte një peme ulliri dhe të ndiej aromën e tij. Po vërtetë kam dhe fantazira të tilla”- ka treguar Jennifer Lopez.

Ajo tregoi edhe për pasionet e saj si muzika dhe kërcimi, por që dashuria e saj mbetet aktrimi. “Mund të them që muzika dhe kërcimi kanë qenë dashuritë e mia të para, por aktrimi është dashuria e jetës sime”- ka thënë 50-vjecarja gjatë intervistës.