Kthimi i ligjit ‘anti-shpifje”/ Federata Ndërkombëtare e Gazetarve përshëndet vendimin e Presidentit për mbrojtjen e lirisë së shtypit

410
Sigal

Kthimi i ‘anti-shpifjes’ në Kuvend, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve përshëndet Metën

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve përshëndet vendimin e Presidentit Meta për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të Paketës “Anti-shpifje”.Ajo e cilëson si një sukses të Shoqatës së gazetarëve profesionistë në Shqipëri. Federata Ndërkombëtare e gazetarëve shprehet se ligjet kundër shpifjes nuk duhet të përdoren si mjete për të kufizuar lirinë e shtypit. Një sukses për Shoqatën e Gazetarëve profesionistë të Shqipërisë. Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vënë veton ndaj një pakete të diskutueshme të ligjit “anti-shpifje”, që do të ngulfasë mediat në internet. Kjo vërteton se sindikatat kanë fuqinë për të mbrojtur lirinë e shtypit. Reporterët pa Kufij kanë mirëpritur vendimin e Presidentit Ilir Meta për të kthyer në parlament për rishqyrtim ‘paketën antishpifje’. Ligji sipas organizatës ndërkombëtare është në kundërshtim me Kushtetutën dhe shihet si përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median. Përmes një reagimi në Twitter, organizata ndërkombëtare e cilëson ligjin si përpjekje të qeverisë për të kontrolluar median dhe që bie në kundërshtim me kushtetutën dhe konventat e të drejtave të njeriut. ‘Reporterët pa Kufij mirëpresin vendimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për të rikthyer në Parlament dy ligjet e të ashtuquajturës “paketë antishpifje”, që shihet si një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median në kundërshtim me Kushtetutën shqiptare dhe Konventat e të Drejtave të Njeriut”, thuhet në mesazh. Ligji i shumë debatuar u kundërshtua nga gazetarët përmes një proteste, ndërsa kritika pati edhe nga disa prej ambasadave.