Fatos Lubonja: Koalicionet parazgjedhore, çojnë Rilindjen në opozitë

277
Sigal

Koalicionet parazgjedhore ia vështirësojnë fitoren Ramës, do mundohet të gjejë mënyrën për t’i pamundësuar

 Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja dje pohoi se problemi kryesor i Ramës tashmë janë koalicionet parazgjedhore, që nëse lejohen ia vështirësojnë shumë fitoren. Sipas Lubonjës, kryeministri Rama do të mundohet të gjejë mënyrën për t’i pamundësuar, kurse për sistemin zgjedhor analisti tha se ka shumë paqartësi, dhe ndryshimi i tij në lista të hapura nuk garanton plotësisht zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Rama lufton për interesat e tij dhe këtë do bëjë duke pamundësuar koalicionet parazgjedhore, që është një nga dy kërkesat kryesore të opozitës parlamentare.

Ka një lloj, paqartësie, që fsheh një lojë, në kuptimin se të gjitha pjesët, partitë, nëse i quaj pjesë, kërkojnë të luajnë për interesat e tyre, por duke ia hedhur tjetrit. Është lojë e pambaruar. Filloi me marrëveshjen tek ambasada amerikane, ku u duk sikur PD-ja dhe PS-ja do vendosnin. Thelbi i atyre që mund të bëjë Rama, duke e konsideruar si politikan që luftën për interesat e tij, është që të pamundësojë, të gjejë një mënyrë të pamundësojë koalicionet. Duket sikur ia vështirëson fitoren. Dhe për këtë loja 3-she, se është opozita parlamentare dhe jo parlamentare, për shkak të disa propozimeve që bëhen, ndoshta mund të futet kjo e koalicioneve. Për të tjerat, nuk di çfarë të them, po përqëndrohet  e gjitha tek sistemi zgjedhor. Mbetet problematike. Nuk është vetëm sistemi që garanton zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Politika është përqëndruar kështu. Opozita nuk po i mëshon shumë kërkesave të tjera. Duket sikur ka krijuar një vetbesim se do bjerë dardha vetë nga pema. Ndoshta kapen tek sistemi.