Thellohet bashkëpunimi Shqipëri-KiE për periudhën 2015-2017

519
Është prezantuar ditën e sotme programi i ri i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Këshillit të Evropës për periudhën 2015-2017. Programi është prezantuar në ambientet e ministrisë së Punëve të Jashtme, ku e pranishme ka qenë zv/ministrja Odeta Barbullushi. Ajo ka deklaruar se dokumenti i ri i përshtatet fazës euro-integruese, në të cilën ndodhet vendi ynë.
Ndërkohë, Barbullushi ka thënë se Shqipëria shpreh angazhimin e plotë të saj për forcimin e bashkëpunimit me KiE dhe koordinimit me institucionet e tjera të Bashkimit Evropian, të përfshira në sfidat integruese me të cilat përballet sot vendi. 
Sigal