Nga Kolonel Hajro Limaj
Drejtor i Institutit të Politikave të Sigurimit Kombëtar
Sistemi gjyqësor shqiptar ndodhet në krizën me të thellë të historisë së tij. E ashtuquajtura reformë në drejtësi, përveç prokurorise së SPAK-ut dhe jo gjykatës së saj, ishte shkatërrimi përfundimtar i të gjitha niveleve të gjykatës: të shkallës së parë, më keq e Apelit dhe në vazhdim Gjykata e Larte dhe Gjykata Kushtetuese. Qytetarët zvarriten nëpër dyert e gjykatave me vite të tëra dhe nuk marrin drejtësi. Paguajnë lekët e tyre për çdo çështje që ankohen në gjykatë, por seancat gjyqësore fillojnë një herë në 4 muaj dhe nuk mund të përfundojnë me vite nga kohë zgjatja dhe një pa aftësi e tejskajshme e gjyqtarëve. Me mijëra çështje zvarriten tejskajshëm dhe gjyqtarët që nuk i japin llogari askujt. Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës është e vdekur, gjyqtarët vinë dhe ikin kur të duan, seancat i shtyjne me pa përgjegjshmëri, pa aftesi dhe pa asnjë kontroll nga drejtuesit e saj. Qytetarët shumë të lodhur dhe shumë të vuajtur vetëm mallkojnë qeverinë për këtë situatë dramatike që i solli dhe e mbështet këtë dramë të drejtësisë. Një nga problemet kryesore është fakti se ka çështje që datojnë që nga viti 2018 dhe ende nuk janë gjykuar, duke treguar qartë VDEKJEN e drejtësisë. Qeveria me kuvendin mbylli shumë gjykata për të ligjëruar pa shpresën e drejtësisë shqiptare. Kjo i detyron qytetaret të kërkojnë rekrutimin e gjyqtarëve me shuma të mëdha parash apo të përdorin lidhjet personale, klanore apo partiake për të zgjidhur çështjet e tyre.
Pa aftësia me papergjegjshmëria e gjyqtarëve shprehet në vendimet e gabuara, ku gjykata e Apelit ua hedh poshtë. Ne bazë të statistikave gjyqataret e tillë duhet të përjashtohen dhe largohen nga këto institucione që paguhen nga djersa dhe gjaku i këtij populli të varfër.
Ministria e Drejtësisë në vend që të shoh një rritje të numrit të gjyqtarëve për të përballuar mbingarkesën e ka lënë Shqipërinë të përballet me një deficit të rëndë në këtë sektor. Me dhjetëra gjyqtarë të larguar nga sistemi pas procesit të vetingut dhe pa mjaftueshëm kandidatë të rinj të emëruar, gjykatat funksionojnë me kapacitete minimale. Ky boshllëk ka krijuar radhë të gjata për gjykimet dhe një sistem të ngadaltë e të mbingarkuar, i cili nuk i shërben më qytetarëve, por është kthyer në një barrë për ta.
Një tjetër problem i madh është nepotizmi në emërimet e reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Shpesh, pozicionet e rëndësishme në gjykata nuk mbushen nga profesionistët më të aftë, por nga persona që kanë lidhje familjare me figura të fuqishme në sistemin gjyqësor dhe politik. Nipat, mbesat dhe të afërmit e gjyqtarëve dhe politikanëve vazhdojnë të marrin pozicione kyçe, duke rritur mosbesimin e publikut dhe duke ndikuar negativisht në cilësinë e drejtësisë së dhënë. Është një alarm i kuq. Populli po zhytet në pa drejtësira të gjithanshme. Nuk e dëgjon askush, kur qeveritarët dhe ligjvenësit janë kthyer në pronar të gjithanshëm të këtij populli të ndëshkuar pa drejtësisht.
Situata kërkon një ndërhyrje urgjente për të ristrukturuar sistemin gjyqësor, duke përfshirë:
Gjyqtarët e korruptuar përdorin avokatët për të vjedhur lekët e popullit që kërkon drejtësinë e shkatërruar!
Mekanizmat e transparencës për të parandaluar nepotizmin dhe korrupsionin në emërimet gjyqësore. Nuk funksionojnë. Ato janë bërë mbështetëse të njëra tjetrës.
Monitorimi ngarkesës së gjyqtarëve për të siguruar një vendimmarrje më të drejtë dhe më të saktë nuk ekziston.
Pa një ndërhyrje urgjente dhe të gjithanshme drejtësia në Shqipëri do të vazhdojë të mos funksionojë me ritmet dhe drejtësinë e nevojëshme. Besimi i popullit është rrënuar dhe me vite mallkojnë nëpër dyert e këtyre gjykatave që nuk u japin të drejtat e tyre ligjore. Si është e mundur qeveria, me në krye Ramën flen e qetë dhe fluturojnë çdo ditë me avionet që i paguan populli, nuk veprojnë për të dalë nga kjo situatë? ! Kujt i shërben kjo gjendje dramatike dhe anti njerëzore? Kur do ta jetojnë jetën të qetë shqiptarët me këto trajtime anti njerëzore? Dhe ulërijnë Europa 2030. Lerini këto propaganda boshe po merruni me zhvillimin e vendit, ekonominë dhe drejtësinë e rrënuar dhe me një mungesë të theksuar efektiviteti, duke dëmtuar besimin e qytetarëve dhe duke penguar zhvillimin e vendit.