Ed Sheeran artisti më i paguar në botë, ia kalon dhe Adele-s

559
Sigal

Forbes pak muaj më parë kurorëzoi Ed Sheeran si artisti që kishte fituar më shumë para në vitin 2018. Së fundmi sipas disa llogaritjeve del se Ed Sheeran fiton 85 mijë euro në ditë dhe se vitin e kaluar ka fituar 31 milionë euro në vit.

Këngëtari është vetëm 27 vjeç dhe ka arritur të mposhtë edhe Adele, që prej kohësh mbahej si një ndër këngëtaret më të preferuara dhe të paguara në botë raporton The Sun.

Gjatë fundjavës kompania e këngëtarit publikoi të dhënat e tij financiare. Sipas tyre thuhej se kishte një qarkullim vjetor prej 31 milionë eurosh.

Pra këngëtari i hitit “Perfect” fiton 85 mijë euro në ditë dhe 3 mijë e 500 euro në orë. Kjo është me të vërtetë një arritje për Ed Sheeran, duke ditur se dy vite më parë ai nuk kishte shtëpi dhe njëherë ka fjetur jashtë pallatit mbretëror në Londër.

Por pavarësisht pasurisë së tij në një intervistë pak kohë më parë për “OK! Magazine” ai ka thënë se paratë nuk ishin motivimi i tij.