Veshur me të zeza dhe me kokore, Romeo shfaqet duke mbajtur në krah Jonida Maliqin

279
Sigal

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj nuk e fshehin më lidhjen e tyre. Ata dalin publikisht herë pas here dhe duken më të lumtur se kurrë.

Së fundi, Romeo ka publikuar një foto, ku dyshja shihen pranë një motorri, të veshur me të zeza dhe me kaskat mbrojtëse në kokë.

Aktori po e mban Jonidën në krahë dhe kjo pozë është shoqëruar me shumë komente nga ndjekësit në Instagram.

Ndërkohë vetë ai ka shkruar: “Zero gravitet”. Çifti duket se po e shijon romancën e tyre në maksimum, veçanërisht në këto ditë të nxehta vere