Dr. Ndue NIKAJ: Dobitë që sjell meditimi dhe si mund të arrihet ai?

2547
Meditimi (Vipassana)
Ndalo, qëndro dhe dëgjo, jeta juaj do fitoj një rrjedhë të re. Zbraz (boshatis) trurin nga mendime të padobishme dhe që të bezdisin (të mërzisin): bëni një pastrim të brendshëm, që të ndihmon të tejkalosh (ndërpresësh) emocionet negative, frikën, dhimbjen. Është kjo që të bën më të gjallë, të paraqitesh më i qartë dhe më optimist. Një disiplinë e thjeshtë, që megjithatë kërkon qetësi e dedikim (vendosmëri). Zbulo pse është kaq efikase dhe zgjedh midis teknikave të sipërme, më te përshtatshme për ty. Dhjetë ditë qetësi e shkëlqyeshme. Qëndrohet në një ndenjëse me këmbë të kryqëzuara duke kërkuar të qetësohet (shtrohet) vetë mendja. Mendja shëtit sa në një vend në një tjetër, ashtu si një majmun kacavirret, pa i kuptuar sa në një degë në një tjetër. Pa pushim lindin mendime, pa i kontrolluar, pa i kuptuar se si lindin, pa ditur se ku do arrijmë. Kërkojmë ti rezistojnë dhimbjes së shpinës dhe të këmbëve. Kjo sidomos për femrat, kërkoni të dini ç’sens ka kryerja e një kursi meditimi. Vëreni me vëmendje frymëmarrjen, duke u përqendruar mbi trupin, sido që mendja të shkon tek mesazhet në formën që kujtohet, të shoqëruar me ankth. Pas ditës së parë ku tërbimi (acarimi) dhe ballafaqimi alternohen me ndjenjën e harxhimit të kohës kot, për një kohë të pa fund, vuajtja fizike nuk lejon të intrigojë, në mendje ndeshen mendime ankthi me të pa bazuarat (kot) me një dhimbje të pa pritur, që duket se nuk do të përfundojë (zhduket) kurrë. Por, pas një frymëmarrje atëherë është e vërtetë. Është e vërtetë se gjithçka është asgjësuar (zhdukur) e gjitha është jo e përhershme (transitore). Përditë zëri i Hyut përsëritet me mijëra herë; iku, u zhduk, u asgjësua!

Çlirohuni nga mendimet helmuese
Kuptojeni, se gjithçka është e përkohshme, dhimbja dhe gëzimi si çdo fenomen human dhe fizik është rrugë për të arritur paqen (qetësinë). Vëreni në trupin tuaj përkohshmërinë e ndjenjave fizike të pëlqyeshme (të kënaqësisë) dhe të atyre të papëlqyeshmeve në mënyrë që të ndjesh forcën e lehtësimit dhe të ndërprerjes, që të çlirohesh nga kushtëzimi që të sjelli më pas dëshirën për ndjenja të pëlqyeshme dhe për të sjell neveri për ato të pa këndshmet. Në bazë të çdo meditimi të llojit Vipassana qëndron një objektiv i vetëm (unik) :- të eliminosh ose të pakësosh kushtëzimin, vuajtjen, ankthin, frikën, tërbimin (zemërimin), dëshirat, iluzionet, zilinë, xhelozinë, se siç thonë budistët tibetjan (tradita Mahajana) janë “helm mental” këto emocionet negative dhe për këtë përdorin meditimin Vipassana, nga që ne jemi të përkohshëm në këtë botë. Prandaj kjo është rruga për të kuptuar se ç’jemi ne :- me mendjen e ngarkuar me dëshira dhe me emocione destruktive (shkatërruese), që i japin jetës dhimbje :- për këtë është meditimi. Duhet të sqarojmë: të meditosh nuk do të thotë të mendosh dhe nuk është ikje (largim) nga realiteti. Pra meditimi nuk është gjë tjetër, veçse një praktikë përqendrimi mbi vetë frymëmarrjen, mbi ndjenjat e trupit me disa tradita vizualizimi dhe përsëritje lutjesh, fjalësh të shenjta, që sjellin shumë përfitime, nga që modifikohet mënyra e reagimit përball situatës për të jetuar. Kjo është e lehtë për ju, në se je i aftë për të marr frymë ke aftësi për gjithçka, vetëm një çast. Fillimi është i ndërlikuar. Meditimi mësohet pak e nga pak si noti (i cili nuk mund të mësohet pa u futur në ujë). Në përpjekjen (tentativën) e parë vetëm përqendrohuni i tërhequr; mësoni të gjithë mendimet që të përshkojnë trurin dhe në se mendja heshtë, ndërhyni në trup: a është i shqetësuar apo qëndrimi është i ngathët (plogët) si dhe gjumi përmirësohet. Meditimi, nxitës kryesor i luftës kundër shumë plagëve dhe pengesave. Kur fillon t’i mposhtë, duhet ta transformosh në mendje dhe ta kuptosh se si ke arritur të mposhtësh emocionet negative, duke bërë një pastrim të madh të brendshëm.
Përfitimi dhe forca e mendimit janë të njohura dhe nga shkenca. Frymëmarrja e ngadaltë (graduale) ndihmon trurin dhe trupin tonë të reagojë më mirë, për të përballur tërbimin (sherrin) dhe frikën.
Ka shtatë (7) rregulla për të arritur qetësinë (paqen) mendore.
1. Para fillimit
Vendosni orën dhe vendin ku do të meditoni, me qëndrim ndenjur dhe i qetë: mund të qëndrosh në lendinë të sheshtë ose në një karrige të veçantë, sedilje nëse kë probleme me gjunjët ose kolonën (shpinën).
2. Vendosuni në një mënyrë të rehatshme (përshtatshme) – me krahë të lehtësuara e bërryla të mbështetur mbi këmbë, me pëllëmbë të bashkuara dhe të vendosura në gjoks. Lihet lirshëm zona e qafës (cervikale), mjekrës i jepet pak përpara, në atë mënyrë që qafa të shtrihet plotësisht. Po të mbani syze, hiqini.
3. Merrni frymë thellë. Mos mendoni për asgjë. Merrni frymë dhe nxirreni me hundë. Qëndroni me sy të mbyllur. Mund të rrini në pozicion ndenjur, 20 minuta deri 1 orë. Pra grado kohën që në fillim të meditimit dhe respektoje.
4. Vetëdija; Observohen (vëzhgohen) me mend ndjenjat e trupit, rendimi i veshjeve mbi lëkure, ajo e trupit mbi ndenjëse ose mbi qilim në kuzhinë. Shënoni mbi ndijimin-nxehtë, ftohtë, mërzi, dhimbje, kënaqësi. Nuk gjykon-vëzhgo dhe mjafton.
5. Vështro frymëmarrjen – ekzamino trupin nga koka tek këmbët, mat TA (tensionin e gjakut), por pa tentuar të ndryshosh, përqendrohu mbi ndjenjat dhe mendimet.
6. Po të humbisni vëmendjen, sillni përqendrimin mbi frymëmarrjen. Në këtë mënyrë rigjeni qetësinë, kur mendja kalon larg.
7. Para se të ngrihesh. Kërko të mbash vetëdijen e fituar gjatë meditimit. Kur je i stresuar, në zyrë ose në makinë, kujto se si ndiheshe kur ishe i qetë dhe përqendrohu.

Përqendrohu!
Relaksohuni dhe meditoni: Kjo do t’iu bëjë të jetoni më gjatë. Sipas të dhënave shkencore – meditimi rregullon kortizolin (hormonin e stres-it) dhe serotoninën (që sjell sensin e ngopjes). Po të sillni vëmendjen tek frymëmarrja ose të përsërisni lutje të shenjta, meditimi sjell një përqendrim të fuqishëm. Dhe shkenca ka konfirmuar gjithnjë se meditimi bën mirë: kjo praktike antike (e lashtë) mijëra vjeçare; nuk ka asgjë të përbashkët me New Age (rinovim moshe); zgjat jetën, ul stres-in, modifikon genin e shumë sëmundjeve. Shkencëtarët dhe psikiatrit prej dekadash studiuan efektet mbi organizmin njerëzor. Duke medituar vërehet një ulje e fortë e ritmit të frymëmarrjes dhe po ashtu dhe e atij të zemrës, pavarësisht se në nivel cerebral (të trurit) vërehet një gjendje relaksimi e ndryshme nga gjumi. Sipas Francesko Buttaccioni president i Shoqatës Psiko-neuro-endokrini-Imunologjike (SIPNEI) – sinteza e rezultateve tregoi se në dekadat e fundit: mund të themi se me MEDITIM – kemi një rregullim të prodhimit të kortizolit:, çelës themelor i stres-it dhe ka një rritje të melatoninës, hormon me rol kyç në sinkronizimin e ritmit biologjik të organizmit gjatë 24 orëve. Rritet dhe niveli i Serotoninës, neurotransmetus për hormonin në fjalë, që ka dhe funksion antidepresiv, veç asaj që rregullon ndjenjën e urisë dhe të ngopjes. Veç, tjerash meditimi zgjat jetën siç vërtetohet në një studim të San Franciskos – Kaliforni mbi Telomerët (pjesa fundore e kromozomeve) gjatësia e të cilëve është e lidhur me plakjen “Niveli i Telomerazës, enzime e cila rregullon telomere ishte 30% më e lartë në vullnetarë meditues (se sa ne) krahasuar me ato që u mat jo meditues sipas Bottaccioli. Dhe si shpjegohet: “Kush mediton nuk përshkohet nga emocione, por meditimi ndihmon për të menaxhuar stres-in, që kontribuon në ndrydhjen e impulsit për të reaguar, bën që të stakohet spina në momentin e duhur përmes teknikës së sjelljes, medituesit ekspertë nxjerrin mekanizma automatike për të kontrolluar ankthin”.

Për të jetuar më gjatë
Mësoni të menaxhoni më mirë emocionet tuaja, që ndihmojnë pozitivisht në brendi të organizmit. Meditoni, duke vepruar me pas, mbi trurin, për të ngadalësuar procesin e plakjes. Siç konfirmon një studim i qendrës gjenomike (hartës gjenetike të njeriut) të Bath Izrael deaconess Medical Center: Kërkuesit kanë vërtetuar se meditimi dhe vetëm për 2 (dy) muaj modifikon aktivitetin e afro 1500 gjeneve të lidhur me inflamacionin dhe vdekjen qelizore.

Do gjeni qetësinë dhe kthjelltësinë
Duke vepruar mbi aktivitetin e mendjes mund të prishësh mënyrën me të cilën organizmi aktivizon instruktimin (udhëzimin) gjenetik. Dhe nuk është e gjitha të jesh më pak reagues, më pak i prirur ndaj zemërimit, kur ka bllokim trafiku; ose të ngatërrohesh me drejtorin, kur të bën të përsëritësh një punë, gjë që e ka si traditë dhe ka efekt mbi sektor të ndryshëm të trurit. Me anë të RMN (rezonancës magnetike) në Universitetin e Wast Virginia kanë vëzhguar disa persona gjatë praktikës dhe kanë zbuluar se regjioni (sektori) ‘Amigdalar’ (ka një rol themelor në përpunimin e emocioneve) se ishte shumë më pak aktiv në personat meditues ekspert krahasuar me fillestarët. Megjithatë mjaftojnë pak javë për të forcuar plasticitetin e trurit dhe të zhvillohet fusha kortikale e lidhur me vigjilence (vëmendjen) dhe përpunimin viziv (pamor) dhe dëgjimor (auditiv).

Dhe tani provo ti!
Mosbesimi, ankthi, tërbimi (zemërim)? Lëri të kalojnë gjërat. Stres, pasiguri, mossuksesi në punë ose në dashuri ose thjesht dëshira e të qenit mirë. Cilado qoftë arsyeja (motivi) që të shtyn të meditosh, zgjidh një ekspert të mirë. Ja në ç’mënyrë? Nëse kërkon diçka, kur fillon të meditosh në fakt nuk gjen një përgjigje. Kur ka një dhimbje, një mërzi (zi vdekje). Kemi mungesë energjie. Qëllon se zemërimi alternon me moment depresioni. Lodhja së bashku me ankthin dominojnë krahasuar me gjendjen e të qenit mirë. Në sensin e bllokimit të frymës, asfiksisë (mbytjes) që të bllokon gjoksin dhe nuk le të marrësh frymë lirisht. Kështu po të takohet një nga këto gjendje ose të gjitha të grumbulluara se bashku, është momenti të mësosh ç’është meditimi. Një praktikë që nuk përfundon (pa fund) dhe u përgjigjet shumë çështjeve (kërkesave). Po, si fillohet? Asnjë libër a metodë e shkruar nuk mund të zëvendësojë ekspertin. Dokumento dhe lexo për të shuar kuriozitetin (kureshtjen) dhe ndihmohesh të gjesh teknikën e meditimit, i afrohesh asaj sa më shumë kërkon. Të paktën; para se të vendosësh se cilën shkollë të ndjekësh, mëso në praktikë, atë Tibetjane apo Vipassanna, Zazen, Transhedentale, është mirë të ndjekësh leksione në një nga qendrat e shumta, që mund të gjenden në shumë vende me anën e rrjetit të internetit që jepet në fillim të shkrimit.

Kërko veten tende të vërtetë
Asnjë nuk e përqafonte budizmin; ndër medituesit e takuar laik, katolik, ateist, mysliman, hebraike. Nëse praktikohet njëra ose tjetra praktike e traditës së vjetër, do të mësohet gjatë meditimit së përmbahen katër zgjedhje të vërteta të vlerësuara te Buda: E vërteta mbi origjinalitetin e dhimbjes (para lindjes, daljes në jetë – ka dhimbje); e vërteta mbi origjinën e dhimbjes (që lind brenda nesh, të shtyrë nga dëshira); e vërteta e ndërprerjes së dhimbjes (për ta eksperimentuar-provuar ose ta lesh deri sa të ik), dhe së fundi e vërteta e jetës, që çon në largimin e dhimbjes (ekziston një praktikë që sjell emancipimin e kësaj ndjenje). Secili ekspert do të tregojë në shpjegim, se është praktika dhe jo teoria për t’u vlerësuar, ajo që tregon vlerat (efikasitetin) e mendimit, që thuhet dhe vihet në jetë, eksperimentohet. Meditimi fitohet nga praktika, vihet në jetë duke eksperimentuar. Mund të përdoret kudo në zyrë, në avion dhe nëse je duke ndenjur komod (rehat)
Sigal