Osman Kasëm Vora midis legjendës partizane dhe tradhtarit

1036
Osmani e krijoi çetën e tij, me afërsisht 300 shijakas. Kur dezertoi, i çoi letër Babë Myslimit: Unë nga lodhjet e tepërta… do të kthehem pranë familjes
– Pretenca: Me vdekje! Myslym Peza: Ky or babë është si ai Ramazani, agjëroi 29 ditë dhe e prishi të 30-ën. – Ja kthyen 8 vjet.
Si është arratisur Osmani, që shkoi në Pezë gjatë pushtimit italian?
Duke kaluar rrugës me një shokun e vet dëgjon zhurmë tek një pijetore, ku bufist ishte një komshiu i tij, që po e rrinin italianët. Kur erdhi brenda në pijetore t’i thotë komshiu të vet: Osman më mbytën italianët. Ata ishin 5 aviatorë të fushës së aviacionit Shijak. Osmani nxori nagantin dhe shtiu mbi ta: 3 kanë vdekur, 2 kanë shpëtuar, mora vesh kur u çuan të pestë në spital. Komshiu quhej Isuf Shkodra, e morën edhe atë me vete; Pastaj Osmani vajti në shtëpi të merrte dy vëllezërit. Aty gjen vetëm vëllain e vogël, e merr me vete për në Pezë tek Myslym Peza. Më pas mori dhe Qemal Deliallisin dhe Fadil Vezin, duke formuar grupin e parë në Pezë. Komandant grupi ishte Osmani dhe aksionet e para që ka bërë ishin me Kajo Karafilin etj.                                                                (Albert Kotini)
…..
për më tepër lexoni gazetën Telegraf….
Sigal