Ja si u çmend gruaja ime, Barbara, prej torturave
Letra e nënës së bashkëshortes dërguar Diktatorit Hoxha
Nuk di t’i tregoj as sot e kësaj dite ato 19 ditë pritjeje të pushkatimit tim. Me të përfunduar gjykimi dy njerëz me uniformë më morën për krahu dhe më çuan në qeli. Më kishin dënuar me vdekje, me pushkatim. Gruan time, Barbarën e dënuan me 25 vjet burg. Kishim qënë të dy në të njëjtën sallë. Me të isha njohur në Poloni, gjatë kohës që isha student në Varshavë. Edhe ajo tani ndodhej në një qeli tjetër.

Nuk di t’i tregoj as sot e kësaj dite ato 19 ditë pritjeje të pushkatimit tim. Me të përfunduar gjykimi dy njerëz me uniformë më morën për krahu dhe më çuan në qeli. Më shtynë në brendësi të saj, më lidhën duart mbrapa dhe më thanë: “Tani do të qëndrosh në pritje të vdekjes tënde”. Pas kësaj, dy njerëzit me uniformë dolën. Dera e qelisë u mbyll, u dëgjua zhurma e llozeve prej hekuri dhe e shuleve që siguruan derën…Pas kësaj, dëgjova disa hapa në korridor që po largoheshin. Kisha mbetur i vetëm bashkë me vdekjen time. Kolegji i Gjykatës së Lartë sapo kishte dhënë vendimin. Më kishin dënuar me vdekje, me pushkatim. Gruan time, Barbarën e dënuan me 25 vjet burg. Kishim qënë të dy në të njëjtën sallë. Me të isha njohur në Poloni, gjatë kohës që isha student në Varshavë. Edhe ajo tani ndodhej në një qeli tjetër. Nuk do ta shikoja më gruan time, “Bashën”, kështu e kisha thirrur që ditën që e kisha njohur, sepse kështu e kishin thirrur edhe prindërit e saj. Nuk do t’i shikoja dot as dy fëmijët e mi: Elisbjetën dhe Arturin. Ata ishin të vegjël: Elisbjeta vetëm 12 vjeç dhe Arturi, 10 vjeç. Unë isha 35 vjeç, ndërsa imë shoqe sapo kishte mbushur të 30-tat. Ajo që pashë në sallën e gjyqit, se çfarë kishte ndodhur me gruan time, më kishte lënë të tronditur. Gruaja ime ishte çmendur…” Kështu nis rrëfimin e vet, Vaskë Orgocka, vëllai i regjisorit të madh, Dhimitër Orgocka, i cili tregon tmerrin që ka përjetuar në hetuesi dhe çmendurinë e gruas së tij.

Në pritje të vdekjes
“Isha i vetëm në qeli. Ajo çka mendoja në ato çastë kishte të bënte vetëm me një shprehje: “T’i do të vdesësh…, Ti do të vdesësh…, Ti do të vdesësh….” “Do të vijë një skuadër pushaktimi dhe do të të vrasin diku. Do të të hedhin në një gropë diku dhe pastaj do të ikin. Kockat e tua nuk do t’i gjejë dot askush… As nëna, as babai, as dy vëllezërit e mi dhe as motra nuk do të kishin një varr ku të më qanin. Vdekja ime mund të ndodhte nga çasti në çast. Mund të ndodhte edhe të nesërmen apo të pasnesërmen… Kjo pak rëndësi kishte. Një ditë, shpejt a vonë, pushkatimi im do të ndodhte. Përgjoja çdo lëvizje të burgut, sa herë që gardianët hynin dhe delnin nga burgu; sa herë që hapej dera e ndonjë qelie dhe sa herë që mbyllej ajo. Nuk kuptoja se çfarë ndodhte: ose sillnin të burgosur, ose merrnin ata që do të pushkatoheshin, ose i çonin para hetuesit. Prisja se kur do të hapej dera e qelisë time…. Prita gjithë natën. Në mëngjes u hap dera dhe pashë që më sollën ushqimin e përditshëm. Më hoqën prangat nga duart që të haja bukën. Puna e parë që bërë mora të gjitha paketat e cigareve dhe i zbraza cigaret mbi batanije, i vura të gjitha në radhë njëra pas tjetrës. Pastaj nisa të haja supën e burgut. Pas pak erdhën dhe më vunë përsëri prangat. Kur ikën ata, kisha një cigare të ndezur. Me atë cigare, ndizja cigaret e tjera. Cigaren e ndezur e hidhja mbi dysheme, pastaj përkulesha me duart e lidhura mbrapa dhe kapja me gojë cigaren tjetër. Me të njëjtin mundim arrija ta ndizja te cigarja që sapo kisha hedhur mbi dysheme. Kështu vazhdoja t’i pija cigaret njëra pas tjetrës, gjithë natën dhe gjithë ditën, pa asnjë pushim…”.
Miq të mi, dy minjë
“Vazhdoja të qëndroja i vetëm, në pritje të vdekjes time. Dyshemeja kishte dy të çara dhe që andej dilnin dy minj. Nisa të luaja me ta. Herë zija njërën prej të çarave dhe herë zija të çarën tjetër. I detyroja minjtë të dilnin andej nga “porta” që unë ua lija të lirë. Ata dilnin, zgjatnin kokën dhe më vështronin tërë kërshëri. Më dukje sikur kërkonin të më thoshin: “Kemi dëgjuar se t’i do të pushkatohesh, ndaj dëshirojmë të të bëjmë shoqëri. Ti mund të luash me ne për aq ditë sa të vijnë ata të pushkatimit dhe të të vrasin…”Në momente të tilla, më kujtohej gjithçka që kisha kaluar në katër muajtë e hetuesisë”.
“Isha në punë kur më arrestuan. Në atë kohë punoja si gjeolog në minierën e Mborje- Drenovës. Sapo kisha mbërritur në zyrë dhe nisa të haja bukë, kur dikush hyri në zyrën time dhe më tha: “Të kërkon drejtori”. E lashë bukën në mes dhe u nisa për atje. Denoncuesit kishin qënë miqtë e mi. Njëri prej tyre ishte Vangjush Raci, markshedër në minierë, kolegu im i zyrës; tjetri ishte Xhevdet Dervishi, një punëtor që ndihmonte në trasportimin e mjeteve të punës, ose si ndihmës i markshedërit, ndërsa i treti ishte, një grua polake e martuar në Korçë.

Arrestimi
“Isha në punë kur më arrestuan. Në atë kohë punoja si gjeolog në minierën e Mborje- Drenovës. Sapo kisha mbërritur në zyrë dhe nisa të haja bukë, kur dikush hyri në zyrën time dhe më tha: “Të kërkon drejtori”. E lashë bukën në mes dhe u nisa për atje. Kur mbërrita te drejtori, në zyrën e tij pashë disa policë dhe operativin e zonës, Sotir Ndrio. Ky i fundit më shtyu me brutalitet si për të më thënë: “Hap rrugën dhe mos na rri kështu”!. Diçka parandjeva, u drodha i tëri. Kuptova që do të më arrestonin. Ishte koha kur Shqipëria kishte prishur mardhëniet me kampin socialist. Sigurimi i shtetit kishte nisur të arrestonte ata që ishin martuar me gra të huaja, ndërsa gratë e tyre ose i dëbonin nga Shqipëria, ose i arrestonin. Unë isha njëri prej tyre. Isha martuar me Bashën time. Nuk vonoi shumë dhe operati u drejtua nga mua duke më thënë: “Në emër të popullit je i arrestuar”. M’i lidhën duartë mbrapa dhe pasta shkuan në zyrën time e morën pallton time për të ma hedhur krahëve. Më hipën në makinë dhe u nisën drejt Degës së Brendshme. Me të mbërritur atje, më hoqën rripin e pantallonave, lidhëset e këpucve, orën e dorës, që nuk ma kthyen kurrë dhe më futën në qeli. Më dhanë vetëm tre batanije tepër të përdorura e të pista sa nuk mund të thuhet. Ishte 7 dhjetor 1968. Bënte ftohtë dhe ato tre batanie ishte e pamundur që të përdoreshin edhe si dyshek, edhe si jastëk, edhe si jorgan për t’u mbuluar. Qelia kishte një hapësirë 1×2. Edhe varrit kam për t’ia rrëfyer mundimet e mia. Megjithatë deri në atë çast nuk e kisha mendur se do të më dënonin me vdekje me pushkatim. Isha tepër i ri për t’u ndarë nga jeta”.

Hetuesia e Korçës
“Që atë ditë më morën dhe më çuan para hetuesit, Odhise Porodina nga Gjirokastra. “E dini përse u kanë sjellë këtu,- më pyeti. “Jo”, iu përgjigja. “Për veprimtarinë armiqësore që këni kryer kundër atdheut”, ma ktheu ai. Fjalët e tij më tronditën. Pra, nuk ishte shaka, bëhej fjalë për një akuzë të rëndë. Nisa të kuptoja se që nga ajo ditë unë nuk kisha për ta parë më dritën e diellit. Hetuesi dukej i qetë, dhe as më bërtiste, as më godiste, dhe as më shante. Krejt qetësisht më tha: “Për ty na kanë ardhur katër denoncime, por edhe një sikur të kishim, ti do të dënoheshe njësoj, kurse katër denoncime janë shumë për ty. Pranoje akuzën dhe e mbyllim shpejt…” Po e vështroj i çmerritur. Nuk dija ç’të bëja. “Nuk më besoni”?- tha ai. “Ja, na merri lexoi”, dhe më zgjati tre fletë të shkruara.
Denoncuesit kishin qënë miqtë e mij. Njëri prej tyre ishte Vangjush Raci, markshedër në minierë, kolegu im i zyrës; tjetri ishte Xhevdet Dervishi, një punëtor që ndihmonte në trasportimin e mjeteve të punës, ose si ndihmës i markshedërit, ndërsa i treti ishte, një grua polake e martuar në Korçë, Kristina Gjashta, laborantja e minierës. Denoncimin e katër nuk ma tregoi. “Është sekret”- më tha hetuesi. Nuk e di as sot e kësaj dite se cili mund të ketë qënë ai. Nuk e di nëse denoncimet ishin bërë me vullnet të lirë apo i kishin detyruar. Të gjitha këto nuk kishin asnjë rëndësi se si i kishin marrë ato denoncime. Gjithçka ishte llogaritur që jeta ime të merrte fund. Duke mos gjetur asnjë rrugë shpëtimi, pranova se kisha bërë agjitacion dhe propagandë. Të paktën kështu do të më dënojnë deri në 10 vjet mendova, por jo më shumë. Nuk e kisha mendur kurrë që do të më dënonin me vdekje me pushkatim. Hetimet në Korçë zgjatën vetëm katër javë”.
“Vazhdoja të qëndroja i vetëm, në pritje të vdekjes time. Dyshemeja kishte dy të çara dhe që andej dilnin dy minj. Nisa të luaja me ta. Herë zija njërën prej të çarave dhe herë zija të çarën tjetër. I detyroja minjtë të dilnin andej nga “porta” që unë ua lija të lirë. Ata dilnin, zgjatnin kokën dhe më vështronin tërë kërshëri. Më dukjej sikur kërkonin të më thoshin: “Kemi dëgjuar se t’i do të pushkatohesh, ndaj dëshirojmë të të bëjmë shoqëri!

Hetuesia e Tiranës
“Pikërisht atëherë kur kisha nisur të mendoja se hetuesia ime kishte përfundur, më hipën në një makinë dhe më nisën drejt Tiranës në burgun 313. Ishte fundi i shkurtit. Qelia e Tiranës m’u duk më e mirë, sepse kishte të paktën një hapësirë 2 e ca me 4, por 3 bataniet që më dhanë ishin njëlloj si ato të Korçës: të përdorura dhe të pista sa nuk mund të thuhet. Të nesërmen më çuan para hetuesit të Tiranës, Koço Josifi. Me të hyrë atje, ai më tha: “Mbaroj supa, tani do të merremi me qoftet…” Fjalët e tij më tronditën edhe më keq. Kjo donte të thoshte se ato që kisha pranuar unë si faje, kishin qënë vetëm ujë, ndërsa qoftët ishin ato që nuk i kisha treguar deri atëherë. Përsëri më përshkuan të dridhura në trup. Me siguri kishin vendosur të më hiqnin qafe… Atë ditë që më çuan në Tiranë, kishin arrestuar edhe gruan time, Bashën. Gjithçka e mësova kur po kaloja nga biruca në Korridor për te hetuesi. Në korridor pashë një çantë dhe disa plaçka. I njoha të gjitha: ato ishin sendet e gruas time. Me të parë ato plaçka, nuk e përmbajtja dotë veten. Brenda shpirtit tim po lindte një rebelim që nuk e kisha njohur më parë. Kisha nisur të ngrija krye. E dija që do të më vrisnin, por të paktën të ngrija zërin. Kur u gjenda para hetuesit i thashë: “Paskeni arrestuar edhe gruan time, më thoni, po fëmijët m’i keni arrestuar? Po ua them që tani: mos më thërrisni më në hetuesi, sespe nuk do të vij më. Por ç’ndodhi? Që nga ajo ditë, sa herë që më thërrisnin për të më marrë në pyetje më çonin në një zyrë tjetër, ku karrigia ishte e palëvizshme, më ulnin atje, m’i lidhin duart mbarpa dhe pastaj më lidhin edhe pas karriges…”
Feçor Shehu
“Hetuesia e Tiranës nuk ishte si ajo e Korçës. Sa herë që më merrnin në pyetje, më rrihnin, më torturonin, më ofendonin, më gjakosnin deri sa më linin pa ndjenja. Një ditë Kur hetuesi, Koço Josifi po më merrte në pyetje, befas u hap dera dhe në zyrë hyri një njeri trupmadh, me fytyrë të dhjamosur, me një vështrim prej krimineli. Hetuesi sa e pa, u ngrit në këmbë dhe mori qëndrmin “gatitu”. Nuk e di pse, por ai njeri më futi të dridhurat. Nuk e dija kush ishte. “Ky njeri do të më vrasë mua”, mendova. Njeriu trupmadh, si u afrua te tavolina pyeti: “Kush është ky”? “Vaskë Grabocka”, iu përgjigj, hetuesi. “Akoma me këtë”?!- tha ai dhe bëri një shenjë me duar sikur donte të thoshte: “Vriteni”! Pas këtyre fjalëve dhe shenjave, ai hapi derën dhe doli. Një çast zyra e hetuesisë u mbulua nga heshtja. “E dini kush ishte ai”? më pyeti hetuesi. “Jo”, iu përgjigja. “Ai është Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Shetit… Feçor Shehu”, – theksoi hetuesi. Përsëri u rënqetha i tëri. Me sa dukej emri im kishte shkuar deri te instancat më të larta të shtetit. Kuptohej qartë: nuk do ta kisha të lehtë. Ata donin të më vrisnin. Feçor Shehu kishte ardhur te hetuesi pikërisht për këtë gjë: për të thënë “vriteni”!
Ferhat Matoiti
“Hetuesia vazhdonte. Ashtu si Feçor Shehu që kishte hyrë papritur në zyrën e hetuesit, e njëjta skenë u përsërit sërish: Kësaj radhe dera e hetues u hap dhe brenda hyri një burrë i gjatë, jo shumë i shëndoshë, kaçurel me një fytyrë të zezë, si prej zezaku. U ul përballë meje dhe më vështroi një çast. “Si dukesh”?- më pyeti. “Mirë”- iu përgjegja. “Nuk po të pyes për shëndetin, po të pyes për proceset e hetimit”. “Nuk di çfarë t’ju them, iu përgjigja, po më kërkojnë të them gjëra që nuk i kam bërë kurrë”. “Ne të dinim njeri të zgjuar ty, ma kthehu ai, po t’i paske qënë një budalla i tërë. Më dëgjo mirë: para se të të arrestonim, dinim diçka për ty, por tashmë dimë gjithçka për ty, E dime shumë mirë, ti nuk ke bërë asgjë, një mut ke bërë. Ne të sollëm këtu, sepse na duhesh neve”. “Atëherë më mësoni çfarë duhet të them, dhe çfarë duhet të mos them, iu përgjigja por ama të firmos edhe një letër tjetër ku të thuhet se unë nkam bëtrë asgjë, por këto gjëra ia ka kërkuar hetuesia”. “Hëm, maskarai!- tha ai, mos ki merak se me ty do të përfundojmë punë shumë shpejt”,- tha dhe doli, por erdhi sërish pas disa ditësh dhe më lidhi pas karriges. Më vonë do të merrja vesh, se ky njeri ishte Ferhat Matoiti, Drejtor i Drejtorisë së Hetuesisë për Republikën
Dhëmbi i thyer
“ Po , më lidhën pas karriges dhe nisën të më rrahin. Po më rrihte vetë Ferhat Matoiti. Kur po më godiste mbi fytyrë, ndjeva që më ishte thyer një dhemb në gojë. Gjaku që vërshoi nuk kishte të pushuar. Dhembi ishte thyer, por kishte mbetur një cifël që më çponte te mishi dhe më lëndonte vazhdimisht. Pas kësaj më çuan në birucë. Nuk dija çfarë të bëja, gjaku nuk pushonte. Dhimbja ishte e papërballueshme. I gjendur në këto kushte, trokita te dera dhe i thashë policit të më çonte të hetuesi. Më çuan te ai. I thashë që kisha një dhëmb të thyer dhe një cifël që kishte mbetur si brisk, më hynte në mish e nuk e duroja dot. “Ku e theve dhëmbin”, -më pyeti ai si i habitur. “Duke ngrënë bukë”, iu përgjigjja. “Mirë shkon në birucë se do të të dërgojmë një dentist”. Shkova në qeli dhe po qëndroja në pritje të dentistit”.

Dentisti
“Më në fund edhe dentisti erdhi. Ishte një burrë i gjatë, me bark të madh, i kuq dhe i djersitur. Në dorë mbante një çantë të madhe. “Ku e ke dhëmbin që të dhemb?”- më pyeti. Hapa gojën dhe i tregova dhëmbin. “Mirë,- tha,- do ta nxjerr unë tani”. Hapi çantën dhe nxori që andej një palë darë nga ato që mbathin kuajtë. “Hape gojën”, më tha. Nuk kisha ç’të bëja, hapa gojën. “Bëhu trim”,- më tha ai dhe nguli darën në mish. Përpiqej ta zinte dhëmbin sa më thellë të ishte e mundur. Pas kësaj nisi ta shkulte, por unë e kisha të pamundur të duroja. Ai pasi i dha dares, herë majtas dhe herë djathtas, së fundi e shkuli dhëmbin së bashku me një pjesë të nofullës time. Mbaj mend që deri në atë çast i kisha patur sytë hapur. Pas kësaj, duket që kisha humbur ndjenjat dhe kisha rënë i vdekur mbi dysheme. Kur u ngita vura re që isha i tëri i lyer në gjak. Nuk e di sa kohë kishte kaluar dhe gjaku rridhte akoma. I kërkova policit dy thërrime kripë dhe ai më solli. Munda të pushoja rrjedhën e gjakut, por dhimbja më vazhdoi për ditë të tëra. Nuk isha më në gjendje as të haja bukë. Ato ditë mendova që t’i jepja fund jetës time, por si? Ishte e pamundur. Desha të hidhesha nga kati i dytë, por shkallët që të çonin te hetuesi ishin të mbështjella me një rrjetë që nuk të linte të bijë në katin e parë. Megjithatë për një kohë të gjatë mendova vetëvrasjen. Për katër muaj me rradhë, torturat nuk do të më ndaheshin qoftë dhe një ditë të vetme”.

Ditët e fundit të hetuesisë
“ Para se të dilja në gjyq, thirrën për ballafaqim me mua dajën tim, Tushe Janaqin. Ai ishte dënuar një herë për fshehje të floririt, ndërsa tashmë ishte arrestuar sërish për të njëjtën gjë. Sa hodhi vështrimin mbi mua, tha: “Si të paskan katandisur kështu, o biri im”! Fliste dhe i dridhej mjekra. Ferhat Matoiti që ndodhej aty e pyeti: “Tushe të të pyes për diçka”? “Po”, -i tha Tushja. “Dëgjo, t’i ke qënë njeri i pasur dhe i mirë, mund të them se ty të dëgjohej llafi në fshat (Tushja ishte nga Kamenica), a mund të më thush, a na duanë neve ata të fshatit”? “Doni të dini të vërteten?- tha Tushja. “Sigurisht që duam të dimë të vërtetën”. “Po sikur e vërteta të jetë e hidhur”? “S’ka problem,- tha Matohiti, thuaje”. “E atëherë mund të të them se një mut u duan njerëzit”. Ky ishte ballafaqimi im me dajën. Tushe Janaqi ishte gati 90 vjeç dhe nuk e kishte frikë vdekjen. Pas kësaj pata një ballafaqim me gruan time, Bashën. Atë e kishin çuar në zyrën e hetuesisë dhe pastaj erdhën në birucë dhe më morën dhe mua. Kur hyra tek hetuesi, vura re 3-4 policë, një gardiane burgu, hetuesin Koço Josifi dhe Ferhat Matoitin. Ime shoqe qëndronte e ulur në një karrige. U drodha i tëri. Ajo ishte dobësuar krejt. Kishte një vështrim gati të fikur. Diçka kishte ndodhur me të. “Mund të takohem me gruan”?- pyeta. “Mundesh”,- më thanë. Shkova dhe i dhashë dorën, por ajo më kapi për beli, më shtrëngoi fort dhe nuk më linte. Qante dhe nuk thoshte dot asgjë. Kaloi një çast, pastaj më tha: “E shikon atë njeri atje, dhe vështoi nga Ferhat Matoiti, Ai e ka shpirtin më të zi se fytyrën”. Edhe pas kësaj shprehje ajo vazhdonte të më shtrëngonte për beli duke qëndruar e ulur në karrige… “Nxirreni jashtë”, – tha Matoiti. Vura re dy policë që e kapën për krahu. Ajo qëndronte ulur në karige, sepse nuk qëndronte dot në këmbë. “Bravo, Matoiti,- i thashë,- paske qënë trim për të sulmuar një grua”. Pas këtyre fjalëve më rrëmbyen edhe mua dhe më plasën në qeli. Tashmë po bindesha krejtësisht se as unë, dhe as gruaja nuk do të delnim gjallë që andej”.
Gjyqi
“Së fundi pas disa muaj hetimesh na nxorën në gjyq. Prokurori Kleanthi Koçi që në fillim të pretencës së tij u bëri të ditur gjyqtarve se kishin përpara një armik të betuar të partisë dhe të atdheut. “Ky njeri nuk ka parnuar asgjë, tha ai, nga të gjitha ato që ka bërë, ndaj kërkoj dënimin me vdekje me pushkatim”. Në atë sallë ishte dhe gruja ime. Aty do të mësoja edhe diçka tjetër që nuk do ta harroj dot kurrë. Gruaja ime ishte çmendur. Sa herë gjyqtarët i drejtonin ndonjë pyetje, ajo përgjigjej vetëm duke përplasur këmbët. Me këtë donte të thoshte: “nuk pranoj të përgjigjem”. E nxorën nga salla e gjyqit dhe e dënuan në mungesë, me 25 vjet burg.
Përmbyllja
Vazhdoja të qëndroja në qeli, në pritje të vdekjes time. Me këtë ankth qëndrova 19 ditë rresht. Pas 19 ditëve më erdhi përgjigjja se Kuvendi Popullor ma kishte falur jetën dhe më kishin lënë dënimin me 25 vjet burg. Gruaja ime që tashmë ishte çmendur, u lirua pas dy vitesh e gjysëm dhe e nisën drejt Polonisë, ndërsa unë, pas 17 vite burg, u lirova në vitin 1985. Në vitin 1991, së bashku me dy fëmijët e mi, u nsëm drejt Polonisë. Për herë të parë fëmijët do të takoheshin me nënën e tyre dhe unë me gruan time. U takuam në aeroport. Mbaj mend që ajo nuk çmallej dot me fëmijët. Shkuam në shtëpi dhe folëm gjatë, por erdhi një moment dhe ajo u ngrit në këmbë. Dukej e dëshpëruar, e shpërfytyruar, e tronditur, e lodhur… Nuk dinim se çfarë po ndodhte më të. Ajo shkoi drejt telefonit dhe lajmëroi policinë: “Tre persona,- tha ajo, ndodhen në shtëpinë time dhe duan të më vrasin”. Kjo skenë përsëritet herë pas herë. Pasi kujton gjithë vuajtjet e saj në Shqipëri, shkon drejt telefonit…Kjo ishte jeta ime, kjo ishte jeta e gruas time, përfundon rrëfimin e tij, Vaskë Grabocka, Ndërsa te syri i vezullon një pikë loti dhe nuk është në gjendje të thotë një fjalë tjetër.
Letra e nënës së Barbara Orgockës drejtuar E. Hoxhës: Edhe nazistët ishin më tolerantë në kampet e shfarosjes. Burgosja e Barbara Orgockës në Shqipëri, solli shqetësim edhe për familjen e saj në Poloni. Ata nuk reshtën përpjekjet për ta liruar atë. Më 18.2.1971 i ngarkuari me letrat e popullit në KQ të PPSH-së, i dërgon MPB-së letrën e nënës së Barbaras drejtuar E.Hoxhës. Zëvendësministri Feçor Shehu. Me shkrim të keq lë këtë shënim: “Kjo letër është e diktuar dhe me qëllime të ulëta. Çudi! Si nuk ia mori mendja, megjithëse të gjitha i ka bërë vetë por kontrabandën… “. Shënon se do ta bisedonte me ministrin. Barbara këtë kohë vuante dënimin në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. E kishin masakruar fizikisht dhe shkatërruar mendërisht.
Letra:
“Shokut Enver Hoxha, sekretar i parë i Komitetit Qendror të PPSH-së.
Ju drejtohem për herë të dytë në lidhje me çështjen e vajzës sime të quajtur Barbara Gluc Orgocka, e cila gjendet në Shqipëri që nga viti 1956, e dënuar nga gjyqi shqiptar me burgim të përjetshëm, për arsye që për mua deri tani janë të paditura.
Ashtu siç ju kam shkruar dhe në lutjen e parë datë 18.8.1970, për mua është e rëndë që të pajtohem me atë që vajza ime mund të ketë kryer ndonjë veprimtari kundër popullit shqiptar. Disa herë jam drejtuar me lutje pranë përfaqësisë shqiptare në Varshavë për të vizituar vajzën time. Deri tani nuk kam marrë asnjë përgjigje.
Unë njoh nënë së cilës Hitleri, i urryeri nga gjithë bota, i liroi djalin nga burgu, ndërsa vajza ime jeton në Shqipërinë e lirë. Njerëzve të burgosur në kampet e shfarosjes së hitlerianëve u lejohej që familja t’u dërgonte pako ushqimesh. Kurse unë jo vetëm që nuk mund t’i dërgoj një kothere bukë, por as të shkëmbej disa fjalë me anën e letrave. Ju deklaroj se bashkëshorti im, babi i vajzës sime, ka qenë disa vjet rob lufte në kohën e pushtimit dhe unë isha e lirë t’i dërgoja pako dhe letra.
Ju lutem juve që të më jepni mua vajzën dhe fëmijët e saj, sepse ajo nuk kishte mendje fëmijësh. Edhe njëherë nuk besoj se ajo mund të kryente veprimtari armiqësore kundër popullit shqiptar në atë masë sa ajo të dënohej me dënim kaq të lartë. Fëmijët e vajzës sime, që të dy të lindur në Poloni, vajza i ka regjistruar në pasaportën e saj konsullore. Ju lutem juve në mënyrë të përzemërt mbi këtë që të m’i lejojnë të vijnë pranë meje në Poloni, meqenëse unë, në kohën më të madhe të jetës sime, ia kam përkushtuar edukimit të tyre. Zemra më çahet nga sikleti se unë nuk kam të drejtë në fakt as të shihem me ta.
Ju lutem të më falni që ju shkruaj polonisht, por nuk kam asnjeri që të ma përkthejë, kurse në Tiranë ka polakë të cilët flasin në radio. Ne ata dëgjojmë. Veç kësaj, për t’ju shkruar juve në gjuhën polake, nuk kam pengesa. Edhe një herë, në mënyrë të ngrohtë, ju lutem që lutjes sime t’i jepni një përgjigje pozitive”.




















