Bardhyl Berberi: Shtatë vjet pa Dhimitër Xhuvanin

603
Sigal

Një intervistë dhe
një roman “ngelën”  përgjysmë në Pogradec

 

Pogradeci përveç se
është qytet i turistëve të shumtë, adhuruesve të ujit të ëmbël, muaji i
“mjaltit “ të sapo martuarve, Pogradeci është edhe qytet i poetëve shkrimtarëve
dhe artistëve. Por, Pogradeci ka patur një mysafir krejt të veçantë  çdo verë shkrimtarin  Dhimitër Xhuvani që në 75 vitet e jetës së
tij, 73 vite  tre muaj të verës qershor
,korrik ,gusht   e ka kaluar në
Pogradec  ( vetëm në çmendurinë e vitit
1997 ai nuk ka ardhur në Pogradec këtë verë që po kalon  I mungon Pogradecit mysafiri I veçantë  pasi më 19 tetor të vitit 2009 ai u nda nga
jeta).

 

Dhimitër Xhuvani ka
lindur në vitin 1934 në qytetin e Pogradecit .Ishte djali i mësuesit të nderuar
elbasanas Kostaq Xhuvanit. Në vitin 1944 familja e tij shpërngulet nga
Pogradeci kur vijnë gjermanët në Pogradec dhe ikën muhaxhir në Mokër ku pasi qëndron
deri sa çlirohet vendi më pas kthehet në Elbasan .Dhimitri pas shkollës së
mesme mjekësore punon në spitalet rurale të Gramshit, Librazhdit, Cërrikut, Peqinit
.Më pas do të shkëputet nga mjekia dhe do të vazhdojë studimet e larta në
Fakultetin e Histori Filologjisë në Tiranë dhe më pas do të shkojë të studiojë
në Institutin Gorki të Moskës. Jeta e ka detyruar që krahas punës së
shkrimtarit të ushtrojë edhe profesionin e mësuesit,gazetarit, redaktorit
,montatorit ,elektricistit dhe saldatorit. Motoja e krijimtarisë së Dhimitër
Xhuvanit ka qenë dhimbje dhe indinjatë. Është autor i më shumë se 40 veprave si
romane ,drama, skenarë filmash  përmbledhje
me tregime  ,novela dhe përralla për fëmijë.
Është fitues i shumë çmimeve letrare si dhe laureat i çmimit të Republikës. Shumë
nga veprat e Dhimitër Xhuvanit janë përkthyer në disa gjuhë të botës si në
italisht, frëngjisht ,anglisht, rusisht ,kineze dhe japoneze . Mëngjes herët. Nga
një vilë tre katëshe fare pranë bregut të liqenit delte një çift të moshuarish
të kapur pas dore. Ishte shkrimtari i mirënjohur Dhimitër Xhuvani dhe bshkëshortja
e tij Fatmira.Ata dalin qetësisht dhe çap ngadaltë buzë bregut të liqenit.
Dhimitri  qëndron një çast dhe vëren me
kujdes qetësinë e liqenit që më pas përzihet me klithjen e pulëbardhave.Vazhdon
ecën përgjatë parkut të madh të qytetit i humbur mes kujtimesh të largëta nga
ky qytet ku ai ka lindur dhe nuk i është ndarë asnjë verë pa kaluar pushimet këtu
në qytetin e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit me perëndimet e vagëlluara, mbrëmjet
si pëlhurë, dergjiet e përgjumshme të liqenit, qetësinë, zallin e shkretuar ,pritjen
metafizike të varkave dhe shkrumbin e natës…Me vështrimin e qetë dhe pamjen e
tij serioze dhe meditative  ai përshëndet
kalimtarët prej të cilëve ka shumë e shumë të njohur dhe miq në këtë qytet. Veshja
e tij sportive e tregon Dhimitrin më të ri dhe dinamik. Më pas qëndron pranë një
kafeneje që ai preferon … Dhimitri  tret
vështrimin përtej qelqeve të dritares së kafenesë  në breg të liqenit. Avujt e kafesë së ngrohtë
ngatërruar me fjollën e tymit të cigares së tij, i japin një tis të ëndërrt rrëfimit
të tij që e detyron atë të baresë në një kohë tjetër . Ishte starti i tij prej
prozatori që, jo vetëm daton larg prej këtej, por afron të sotmen me kujtime të
përziera. Emocione të herës së parë, pëshpërima lexuesish të magjepsur, përgëzime
kolegësh, ngacmime kureshtarësh, trumbeta suksesi, por dhe zemërimi i diktaturës
nga pasqyrimi realist i ngjarjeve dhe fenomeneve. Vepra “Tuneli”që i hapi jo
pak telashe duke e çuar në prodhim për tu “riedukuar në gjirin e klasës punëtore
“ Dhimitri nuk ka qejf  ta zgjati bisedën
për këtë temë. Diktatura kishte kornizat e saj dhe duhej që të qëndroje brenda këtyre
kornizave por kuptohet të dilje nga këto korniza do të thotë që të prisje
pasojat. Por ne zhvilluam një interviste me shkrimtarin e mirënjohur Dhimitër
Xhuvani i cili me kënaqësi iu është përgjigjur pyetjeve tona.

 

Z. Xhuvani pse kjo lidhje kaq e
ngushtë me Pogradecin ?

 

Unë në Pogradec kam
lindur, kam kryer shkollën fillore dhe jam larguar në moshën 10 vjeç në kohën e
Lftës së Dytë Botërore për t`u rikthyer më pas çdo verë nga tre muaj  në këtë qytet turistik me njerëz të mirë dhe
natyrë të mrekullueshme. Pogradecarët janë njerëz të dashur dhe mikpritës. Kur
të japin çelësin e shtëpisë ku pushon me qira, të duket sikur e ke shtëpinë tënde,
bëhesh mik me ata.  

 

Z. Xhuvani ju e keni kaluar çdo
verë në Pogradec a ka ndikuar kjo në krijimtarinë tuaj?

 

Shumë, pothuajse të
gjitha veprat e mia janë shkruar në Pogradec në këtë qytet me një sharm krejt të
veçantë ku ka buruar muza ime e krijimtarisë. Unë po iu  rreshtoj disa nga veprat e mia që janë
shkruar në Pogradec . Romanin “Përsëri në këmbë” , skenarin e filmit “ Mëngjese
lufte” me regji të Kristaq Dhamos , “E diela pas vdekjes”, “Jeta në arkivol”, “I
mbijetuari i Otrantos”, “Kupa e Helmit”, “Letra e Sonjës”, “Dashuri e harruar”,
apo skenarët e filmave “I dashur armik”, “Një ditë nga një jetë” , “Lindje Perëndim”
me regji të djalit tim Gjergj Xhuvanit e shumë e shumë përmbledhje me tregime
dhe novela.

 

Z. Xhuvani po fabula a janë marrë
nga ky qytet dhe krahinat përreth ?

 

Patjetër, Pogradeci
është një zonë me një kulturë të veçantë, vetëm një javë pas hapjes së Mësonjëtores
së parë të shkollës në Korçë është hapur shkolla e parë në Pogradec. Ja po ju
them si për ilustrim diçka. Ju e keni parë filmin “Një ditë nga një jetë”  unë atë film ia kam kushtuar një infermieri
pogradecar, Laqo Bushos. Një hero i vërtetë, nuk ka lënë derë pogradecare pa i
bërë inxheksione dhe mjekuar plagë, njeri që rrezaton mirësi dhe dashuri tek
njerëzit. Laqua është mishërimi i njeriut të mirë. Ai duhet të ishte patjetër
“Qytetar Nderi”  për Pogradecin, por ky
njeri që është shkrirë tërë jetën dhe nuk merrte asnjë grosh përveç rrogës
simbolike, ndonëse nuk ia ka dhënë këtë titull Këshilli Bashkiak i Pogradecit,
titullin ia ka dhënë populli pogradecar që e respekton dhe ky titull, është më
i vlefshëm se ata që të japin pushtetarët . Laqua sot jeton në varfëri me një
pension modest… Apo skenari i filmit “Mëngjese Lufte”,  ku është tërë fëmijëria ime në qytetin e
Pogradecit gjatë Luftës të vështruar nga sytë e një fëmije të vogël .

 

Z Xhuvani përveç një skenari
filmi si ai “Mëngjese lufte “a ka pasur edhe skenarë të tjerë shkruar nga ju
janë ekranizuar  nga djali juaj Gjergj
Xhuvani ?

 

Po patjetër me
djalin tim Gjergjin i kam realizuar dhe do t`i realizoj edhe në të ardhmen .Në
familjen tonë shpesh bisedat rreth temave të ndryshme artistike që diskutojmë
kthehen në një debat  artistik . Padyshim
unë marr edhe mendimin dhe sugjerimet e Gjergjit dhe të nuses së djalit, aktores
së Teatrit Popullor Liza Xhuvani .Po ju them që merr pjesë në këto debate edhe
gruaja ime Fatmira kështu filmi “I dashur armik “ka lindur nga një rrëfim i
gruas sime mbi një ngjarje të kohës së Luftës që kishte ndodhur në familjen e
saj. Gruaja ime rrjedh nga familja e elbasanase Belegu. Ajo ka qenë një familje
e nderuar që e mbante derën hapur për miqtë dhe njerëzit që kërkonin ndihmë .Vëllezërit
e nuses kanë studiuar në Vjenë, madje dhe njërën nuse e kanë austriake (Pola ).
Në shtëpinë e tyre vinte edhe Baba Faja Martanesh,vinte strehohej edhe ndonjë
partizan i plagosur që kërkonte ndihmë, strehohej edhe  një ballist i plagosur, një ushtar italian që
kishte dezertuar, fshihej një hebre, madje vinte si mik edhe një gjerman. Pra në
këtë familje nuk që primare politika, por njerzillëku . Kjo familje ka patur si
parim bazë: Të njoh të hap derën, të kam
mik të pres si mik, nuk të njoh, por kërkon ndihmë përsëri të pres dhe të jap
ndihmë
. E gjithë kjo histori nga është marrë kjo fabul ka ndodhur në
familjen e vjehrrit tim, e rrëfyer nga gruaja ime, Fatmira, na ngacmoi me
Gjergjin dhe unë shkrova skenarin “I dashur armik” dhe Gjergji  realizoi regjinë e këtij filmi.  

 

Z Xhuvani çfarë iu pëlqen dhe çfarë
nuk ju pëlqen në Pogradec ?

 

Në Pogradec më pëlqejnë
njerëzit janë shumë miqësore dhe të dashur kanë një të folur të figurshme
,prindërit i trajtojnë fëmijët e tyre si të 
rritur. Më pëlqen natyra liqeni. Nuk më pëlqen kaosi urbanistik ,ndërtesat
shumëkatëshe që kanë bllokuar bregun e liqenit. Në Pogradec kanë ardhur në
vitet e tranzicionit shumë më tepër banorë sa mund të mbajë qyteti realisht. Shoh
se ka shumë papunësi dhe varfëri në qytet kjo më trishton …Ashti siç më vjen
mirë që qyteti ka siguruar ujë të pijshëm 24 orë dhe ka mbaruar pjesa kryesore
e kolektorit të ujërave të zeza dhe ato nuk derdhen më në liqen apo ndryshimet
e infrastrukturës e qytetit në rrugë dhe parqe. Gjithsesi Pogradecin e dua me të
mirat dhe të këqijat e tij sigurisht që dua që të mirat të evoluojnë sa më
shpejt dhe të metat të frenohen.  

 

Çfarë po shkruan këtë vit  Dhimitër Xhuvani në Pogradec ?

 

Sapo ka dalë në
treg romani “Dashuri e harruar” që e shkrova verën e kaluar, ndërkohë që jam
duke shkruar një roman të ri të titulluar “Përdhunuesit”  Këta të romanit tim të ri nuk janë përdhunues
ordinerë që rrëmbejnë me vetura femra tek dyert e gjimnazeve apo në disko. Janë
disa lloje të veçantë përdhunuesish të veshur me kostume “Versaçe”. Është ai
takëm agallarësh të rinj pushtetarësh apo drejtuesish të institucioneve, që
pasi iu jep karrigen e madhe, mundohen që të   “privatizojnë” edhe femrat e reja dhe të
bukura që ka institucioni, t`i quajnë si pronë të tyre. Madje edhe kur shpallin
konkurset vendosin pa turp si një nga kushtet; të jetë e bukur dhe me moshë të
re!

Por përbri këtij
takëmi është edhe një takëm tjetër, që unë do të futja  tek pronarët e firmave apo siç e quajnë veten Presidenti
X firme edhe kjo kategori abuzon me femrat duke i tunduar me rritje rroge apo kërcënuar
me pushim nga puna. Këta për mua në romanin 
e ri, janë një lloj përdhunuesish që shfrytëzojnë paratë dhe karrigen për
të shtënë në dorë femra të bukura, të cilave iu shkatërrojnë jetën… Kam
zgjedhur një fabul shumë interesante dhe e kam konturuar romanin dhe kur të vij
në Pogradec në verën e vitit 2010 do ta përfundoj.

 

Por vdekja nuk e la
shkrimtarin e urtë dhe të mirë që të mbaronte këtë roman, madje edhe disa  pyetje të intervistës i lamë për verën tjetër,  por ai nuk erdhi më në Pogradec … Ai  ka lënë një galeri të tërë veprash dhe skenarë
filmash, që padyshim janë si gurë të çmuar në kulturën tonë kombëtare