Zhduken 450 milionë të rrugës në Rubik

596
Sigal

Gazeta Telegraf/


Gjergj MANDREJA

 

Ka qënë një kërkesë
këmbëngulëse e Kryetarit të Bashkisë së Mirditës Zotit Ndrec Deda për të marrë
një financim nga fondi i zhvillimit të Rajoneve për Rikonstruksionim total të
sheshit Abat Doçi në Mirditë. Është investimi i dytë që po i bëhet këtij sheshi
pas vitit 1990. Para fillimit të këtij investimi, më parë duhet të pëgjigjeshin
përpara drejtësisë ata që drejtuan Bashkinë e Rrëshenit, e duhet të japin
llogari kryetarët e bashkisë të asaj kohe, të atyre viteve 2000-2003 se ku
vajtën 450 miljonë lekët, që me ato para vetëm hoqën lulishtet që dominonin mbi
këtë shesh, stolet e shumta dhe pemët dekrative, që bashkë me to kthyen 500 m2
sipërfaqje të sheshit me beton dhe tani kërkohet financim jo më pak nga fondi i
zhvillimit të rajoneve prej 172.020.124 lekë për të riparuar atë që bënë
drejtuesit e bashkisë, e për të larguar këtë skëterrë dhe projekt pa ide dhe
skandaloz. Spcialistët e fushës thonë:- se ky investim nuk përkon me shumën e
investuar me punën reale të bërë, që përveç betonizimit të gjithçkaje në këtë
sheshë, të vetë sheshit me një sipërfaqe prej 500 m2 dhe montimin në një
bazament betoni të 12 shtyllave prej hekri me rreth 12 metra të lartë, që
thuhesh se simbolizonin 12 bajraqet e Mirditë, dhe poshtë tyre ishte një gropë
që asnjëherë nuk e kreu funksionin e saj për të cilën u ndërtua, atë të
shatërvanit, që veçse mbushesh me ujin e shiut në kohë dimri dhe grumbullimin e
plehrave në kohën e verës. Me çcfarë shikohet, kuptohet dhe shpjegohet nga
specialistët urban, ky investim do jetë ndryshe nga investimi i parë me një
projekt që është serioz, komod dhe joshës me një sipërmarrës të besueshëm për
qytetarët e Rrëshenit. Ajo që është më e rëndësishme, që nuk është bërë në
investimin e parë është njohja dhe transparenca për këdo dhe sidomos për
qytetarët e Rrëshenit njohja  me anë të
një tabele të veçantë të vendosur në qendrën e qytetit ku në të shpjegohet: Emërtimi
i objektit, rikonstruksion urban i qendrës së qytetit rrëshen. Nr.4594/1 i
lejes datë 03.08.2016. Invesitor, Bashkia Rrëshen. Financimi Fondi i Zhvillimit
të Rajoneve. Sipërmarrësi i punimeve TTA, ALBA- LAM Sh.P.K. Mbikqyrës i
punimeve: NRB  ENGIN   EIRIN  
STUDJO Sh.P.K.& Zerit-06 Sh.P.K. Afati i punimeve 8 muaj. Vlera e
objektit 172.020.124 lekë me TVSH. Të dhënat e kësaj tabele të lë të kuptosh jo
vetëm transparencën por dhe seriozitetin që nuk lënë asnjë dyshim për zbatimin
e projektit dhe po në këtë tabelë, të bie në sy se do ketë ndryshim total nga
projekti i pare ç’ka të lë të kuptosh se do të bëhet ç’betonimini tërësor i
këtij sheshi dhe se dallohet mire se nuk do ketë as shtylla të larta dhe as
gropa dhe hyrje e dalje nga ky shesh që qytetarët i përdornin për stola ndenjë
dhe as një rrugë automobilistike që kanë qenë rrezik për fëmijët që më shumë se
sa argëtim bënin rojen e fëmijëve të tyre, për ndonjë aksident të mundshëm. Ajo
që ishte më e rëndësishmja në këtë tabelë ka qenë projekti i këtij sheshi. Në
intervistat e marra këto ditë nga banorët e qytetit të Rrëshenit për opinjonin
e tyre në lidhje me investimin e bërë në këtë shesh, të gjithë të
intervistuarit kanë mbajtur pozicionin e interesave të tyre për të patur një
shesh çlodhës me gjelbrim dhe me stola të mjaftueshëm dhe ndriçim dhe plot me
të tjera që t’ju shërbejn qytetarëve të Bashkisë së Mirditës. Ata kanë shpresë
dhe siguri se nuk do jetë e largët dita që qytetarët e Mirditës do të sodisin
mrekullitë e këtij sheshi dhe veprat e artit të këtij projekti që do të ndjejnë
në çdo pasdite e ditë pushimni, kjo do t iu duhet të durojnë tetë muaj që të
shijojnë qytetarët e Mirditës.