Kaos dhe para nën dorë në Poliklinikën 9

583
Sigal

Një ditë e zakonshme në
një nga klinikat publike te ” 21 dhjetori “

Kaos pacientësh në
Poliklinikën 9 në kryeqytet

Gazeta Telegraf/


Dezdemona Porja

Kur futesh në mesditë
në këtë qendër shëndetësore, gjëja e parë që të bie në sy është mungesa e
rregullit. Kushdo pacient ose jo mund të vijë vërdallë korridoreve, pa u
ndaluar nga askush. Në mjediset e brendshme shikon njerëz të ndryshëm nëpër
koridore që presin radhën për të marrë shërbimin që ato kërkojnë. Të gjithë me
probleme të ndryshme. Ka nga ato njërëz që venë që në orët e para të mëngjesit
për të zënë radhën pasi deri tani kështu funksionon. Nuk ka orar fiks, por
duhet të presin deri kur të vijnë infermjerët ose mjekët që të vizitohen. Dje
në mesditë një prej mjekëve para Neurologjisë kaloi në mes të pacientëve dhe u
shpreh se nuk duhet të qëndronin të grumbulluar, por të respktonin radhën.  Njerëzit qëndronin në këmbë pas dere. Gra të
moshuara, pleq, plaka por dhe të rinj, të gjithë për hallet e tyre.


Grumbullim pacientësh
te Neurologjia


Në të gjitha korridoret
dhe dhomat ku shënohen emrat e mjekëve vëreje njerëz që prisnin për të kryer
vizitat e tyre. Kishte prej tyre me kartë shëndeti, por edhe pa këtë dokument
që është propaganduar shumë nga minstria aktuale e Shëndetësisë Beqja, madje
edhe nga vetë kryeministri. Megjithatë përshtypje bënte masa e madhe e të
sëmurëve pranë derës së Neurologjisë.  Në
kohën që po jetojmë sot të gjithë njerëzit janë me strese, me probleme nga më
të ndryshmet. Një qytetare na tha se kishte ardhur që në mëngjes dhe ishte ora
1 pasdite  që po priste dhe akoma nuk
kishte mbaruar punë. Nëse nuk mbaronte punë sot do vinte përsëri nesër. Përsëri
në radhë. Ku ka vajtur halli i popullit. Në vend që të kishte disa sportele, që
t’iu shërbenin qytetarëve, ishin vetëm dyer të 
mbyllura. Njerëzit të lodhur pas dere në këmbë qëndronin prisnin dhe
prisnin. Patëm mundësi të takonim disa pacientë, pas vizitës në mjekë të ndryshëm,
sipas shqetësimeve që ata kishin. Disa prej tyre shpreheshin pozitivisht, por
kishte edhe të tjerë që ankoheshin për paret nën dorë që jepnin për çdo vizitë.
Më i theksuar ishte ky problem, për ata që nuk kishin marrë fletë shoqërimi nga
mjeku ose klinika e lagjes, por edhe për ata që nuk kishin mundur të pajiseshin
me kartë shëndeti.