“Shqipëria e Edvin Shullazit është shndërruar në Kolumbinë e Europës”

452
Ish-kryeministri Berisha ka reaguar së fundi pas raportimeve nga mediat italiane se një organizatë kriminale trafikonte drogë, armë dhe tritol nga Shqipëria drejt Greqisë. Berisha thotë se Shqipëria është kthyer në një Kolumbi të Europës, si rrallë më parë. Sipas tij kjo ndodh ngaqë edhe qeveria e Ramës vepron si organizatë kriminale. Më poshtë reagimi i plotë i Berishës.
Shqiperia e Edvin Shullazit Trafikistan apo Kolumbia e Europes!
Te dashur miq, nga bregu tjeter i Adriatikut nga gazetet dhe rrjetet kryesore televizive vijne lajme te perditshme klamoroze per Shqiprine, lajme qe bejne fjale jo per kilograme por tonelata droge, per trafik armesh ne sasira te frikshme dhe trafiqe sklleverish te seksit. Mjeteve detare te trafiqeve tani ju eshte shtuar nje flotilje e tere kaçatorresh, prodhimi i te cileve eshte dyfishuar muajt e fundit. Kjo gjendje trafiqesh kriminale intensive nga Shqipria ne Itali nuk ka ekzistuar kurre ndonjehere me pare. Ky megatrafik i patronuar nga shteti, ka shnderruar Shqiperine ne nje Trafikistan apo Kolumbi te Europes, qe se bashku me largimin masiv te shqiptareve nga Shqiperia, perben dhe suksesin me spektakolar te qeverise se Edvin Shullazit si organizate e vertet kriminale!
Sigal