Kapet autori i dytë që përdhunoi shqiptaren në Itali

377
Karabinierët e Roma Appia kanë prangosur autorin e dytë që përdhunoi 26 vjeçaren shqiptare Besjana Kosturi disa javë më parë në Itali. Të njëjtat burime shtojnë se ai është rumun dhe kishte gisht në rrëmbimin dhe përdhunimin e vajzës së profesorit shqiptar Vladimir Kosturi. Ai ishte arratisur pas krimit dhe ishte shpallur në kërkim. Policia vuri në dispozicion edhe një helikopter, e pas krehjes së zonës së kampit të romëve ku kishte ndodhur ngjarja, policia ndaloi rumunin brenda një kasolle. Atij iu gjet edhe një nga rrobat që vajza kishte treguar në denoncimin e saj se e kishte veshur mbrëmjen e përdhunimit.
Sigal