Aksident në autostradën Tiranë-Durrës

395
Sigal

Një aksident rrugor ka ndodhur pak çaste më parë në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës.

Në aksident janë përfshirë dy mjete, tip Benz dhe Volkswagen, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë, i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka shkaktuar trafik në autostradë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.