Të shtëna me armë në terminalin e autobusëve në Belsh, konflikt mes dy punonjësve të agjencive të udhëtimit! Detajet e para

94
Sigal

Një sherr mes dy punonjësve të agjencive të udhëtimit ka ndodhur sot pasdite në terminalin e autobusëve në qytetin e Belshit.

Konflikti ka degraduar më pas në përdorimin e armëve. Nga informacionet e para nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkak i konfliktit mes dy shoferëve të autobusëve është bërë një vendparkimi. Ata punojnë si shoferë të linjave të udhëtimit jashtë vendit.

Një prej shoferëve, pas konfliktit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të autobusit të personit tjetër.

Menjëherë pas ngjarjes, ai është larguar. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe po punon për kapjen e tij.