Shkrumbohet nga zjarri Renaulti në Bulqizë, shpëton mrekullisht shoferi

216
Sigal

Një mjeti tip “Renault” është përfshirë nga flakët mesditën e sotme rreth orës 15:00 në lagjen e re të Bulqizës.

Sipas policisë, shkak për djegien e automjetit është bërë një defekt elektrik, një shkëndijë.

Shoferi V.B., ka arritur të dalë nga makina, duke mos pësuar asnjë lëndim. Vijojnë veprimet  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Bulqizë /informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në qytetin e Bulqizës,  në  lëvizje e sipër ka marrë flak një mjet  me drejtues shtetasin V. B., ku si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti elektrik.

Vijojnë veprimet  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.