Presidenti Meta: Në Frashërin e Rilindjes Kombëtare, në vendin e shenjtë të kombit shqiptar

257
Sigal

Presidenti Ilir Meta ndodhet sot në fshatin Frashër të Përmetit, vendlindjen e emrave të njohur të Rilindjes Kombëtare, Abdyl, Naim dhe Samir Frashëri.
Kreu i shtetit ka vizituar shtëpinë muze të patriotëve dhe shprehet se Frashëri është një vend i shenjtë për kombin shqiptar.
“Është një lumturi e veçantë të jem sot në Frashër, në këtë vend të shenjtë për kombin shqiptar, në djepin që përkundi me dije dhe atdhedashuri simbolet e përkryera të Rilindjes tonë Kombëtare, Frashërllinjtë e mëdhenj, Abdyl, Naim e Sami. Frashëri vezullon dritë kombëtare patriotike dhe qytetare në çdo kohë”,– shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.