Panariti në Romë, takohet me Drejtorin e Përgjithshëm të FAO, Da Silva

410
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u takua në Romë me Drejtorin e Përgjithshëm të FAO-s, Da Silva. Në takim u diskutua për projektet mbështetëse nga kjo organizatë për bujqësinë shqiptare dhe të fermerëve në veçanti. Ministri Panariti kërkoi intensifikim të mbështetjes nga FAO në përballimin e përmbytjeve dhe katastrofave natyrore, në fushën e sigurisë ushqimore dhe të statistikave bujqësore. Drejtori I FAO-së i premtoi ministrit Panariti mbështetje të plotë dhe të shpejtë dhe e njoftoi për vizitën në Shqipëri brenda vitit me rastin e përurimit te zyrës së re të FAO-së në Tiranë.
Sigal