I ndaluar në Itali edhe kreu i PS-së i njësisë 3 në Tiranë, miku i Valdrin Pjetrit

774
Sigal

Në dokumentet e publikuara prej Partisë Demokratike mbi ndalimin e Valtrin Pjetrit në Itali shfaqet dhe emri i Altin Dodës. Burime kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për koordinatorin e PS në njësinë 3 në Tiranë.

Madje mësohet se ai është djali i ish ministrit të Industrisë dhe Energjetikës. Burimet kanë saktësuar se Doda ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Valdrin Pjetrit në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Sipas dokumenteve Doda është arrestuar së bashku me Valdrin Pjetrin pikërisht më 27 janar 2003

Dokumentet u publikuan sot (13 gusht) nga selia e PD-se në një deklaratë për median nga sekretari i Pergjithshem i PD-se, Gazmend Bardhi.