“Vetëm 150 shtretër”/ Vasili për spitalin e Fierit: Ramashëndetësia e katandis atë në më të voglin e Shqipërisë!

223
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, thotë se spitali i ri që po ndërtohet në Fier, do të ketë një kapacitet prej 150 shtretërish, duke e kthyer atë në më të voglin në vend.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Vasili tregon se qarku i dytë më i madh i vendit, do të kthehet në shembullin më të dhimbshëm të gjymtimit të shëndetësisë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Ramashendetesia e katandis spitalin e Fierit me te voglin e Shqiperise!
Deshtimi i Rames ne Shendetesi ishte kronike e nje vdekjeje te paralajmeruar.
Dëngla e Shendetesise Falas ishte orteku i injorances, qe e perzjere me propagande, paaftesi dhe fasada prodhon kete situate shkaterrimtare.
Spitali i Fierit eshte shembulli me i dhimbshem i gjymtimit te shendetesise.
Fieri si Qarku i dyte me i madh i vendit (16 deputete) do te kete numrin me te vogel te shtreterve spitalore se çdo Qark tjeter vetem 150 shtreter.
Vetem nje mendje e klonuar me trurin e gomarit mund te pillte nje monstruozitet te tille.
P.S Shiheni vete listen e Spitaleve te Qarqeve te Shqiperise.
SHKODRA 465
LEZHA 165
KUKESI 236
DIBER 295
DURRES 340
ELBASANI 415
VLORA 291
BERATI 258
GJIROKASTRA 177