Mesazhi i Vasilit: Duhet të lëshojmë, të bëjmë një sakrificë

428
Kryetari i ri i LSI-së, Petrit Vasili, një ditë pasi e kundërshtoi Kryeministrin Edi Rama duke pohuar se në vend ka krizë politike, sot i ka drejtuar një mesazh tjetër të drejtpërdrejtë atij dhe krerëve të forcave të tjera politike.

“Na duhet qartazi që të lëshojmë nga vetja pasi kjo do të ishte një sakrificë shumë e vogël për një Shqipëri më të sigurt, për një stabilitet më të garantuar të vendit dhe njëkohësisht për të bërë që vendi ynë të vazhdojë rrugën e integrimit evropian, – ka thënë ai pas homazheve për 5 Majin. – Pra, sakrifica që na kërkohet të bëjmë sot është shumë më e vogël në raport me mësimin e madh që na vjen nga historia dhe nga dita e 5 Majit, ku të rinjtë dhanë gjakun e tyre, janë këtu për të na bërë apel për përgjegjshmëri më të lartë ndaj vendit dhe çfarë s’duhet të kursejmë ne absolutisht për të mirën dhe për qetësinë dhe sigurinë e vendit”.
Sigal