Rama çmon talentin e Metës, Presidenti i ri nuk i kursen thumbat

495
Kryeministri Edi Rama së bashku me presidentin e ri të vendit Ilir Meta kanë qenë bashkë sot në një drekë falenderuese me veteranë dhe familjarë të tyre për nder të ditës së 5 majit.

Rama që si rrallëherë ka folur sot shkurt, i ka kushtuar një pjesë të mirë të fjalimit presidentit Ilir Meta.

“I jap fjalën Presidentit të zgjedhur që për hir të së vërtetës falë talentit politik ka arritur të jetë sot jo vetëm përfaqësuesi juaj dhe joni, por edhe i palës tjetër, pala tjetër nuk e pohon, por edhe nuk e mohon, por me kohë do të fillojë ta pohojë. Unë po ulem pranë bashkëkryetarit të ri të Aleancës për Shqipërinë Evropiane, shokut tim Petrit Vasili”- tha Rama.

Meta nuk e ka kursyer përgjigjen, flakë për flakë me Ramën. “Falenderoj ish bashkëkryetarin tim të aleancës pasi unë s’jam më ai vazhdon të jetë, dua të flas fare shkurt. Një nga themeluesit e BE ka thënë që “jetojmë të gjithë nën të njëjtin qiell, por nuk shohim të gjithë të njëjtin horizont”- tha Meta.
Sigal