Më 25 prill, Shqipëria do ngrihet e gjitha më këmbë

263
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta: Me pashaporta, me karta, me shpata, shqiptarët do të shkojnë të votojnë për Lirinë dhe dinjitetin e tyre. Referendumi do të përmbysë me votë plebishitare oligarkinë, që rrjep dhe mashtron shqiptarët. Demokracia do të triumfojë mbi oligarkinë dhe qytetaria mbi marrëzinë. Presidenti ka vetëm 1 votë, si çdo qytetar i këtij vendi dhe do të votojë për Kushtetutën, ligjet dhe të Drejtat e Njeriut. Shqipërisë është në Europë, e ardhmja i takon Perëndimit

 

Me pasaporta, me karta, me shpata shqiptarët do shkojnë të votojnë më 25 prill. Shqipëria do ngrihet më këmbë

Dje Presidenti i Republikës Ilir Meta u ndodh në Vlorë dhe në një takim me gazetarë iu përgjigj pyetjeve, që lidhen me aktualitetin politik, me marrëdhëniet me kryeministrin Rama, me procesin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se më 25 prill do ketë pjesëmarrje historike në votime. Duke komentuar akuzat e Ramës, Presidenti Meta deklaroi se kushdo që do t’i demoralizojë shqiptarët për të mos votuar, të lidhë kokën me peshqir, pasi Shqipëria do ngrihet më këmbë.

Shqipëria do ngrihet më këmbë

Me pasaporta, me karta, me shpata shqiptarët do shkojnë të votojnë më 25 prill, kjo histori ka përfunduar. Kushdo që do t’i demoralizojë, të lidhë kokën me peshqir. Pjesëmarrja do jetë historike. Shqipëria do ngrihet më këmbë. Shqiptarët e kanë kuptuar se fuqia e tyre është vota. Vota është e drejta e pronës, e drejta për punë, e drejta për të përballuar një jetë me dinjitet, për t’u përfshirë nga pikëpamja sociale dhe ekonomike. Çdo përpjekje për të demoralizuar shqiptarët është e dështuar. Të gjithë të shkojnë dhe të votojnë për të ardhmen europiane të Shqipërisë, për dinjitetin e tyre, kundër shpopullimit të Shqipërisë. Është një dramë e madhe. Në Shqipëri nuk kemi largim, kemi shpopullim. Duhet t’i krijojmë të gjithë mundësinë që jo vetëm të lindin në Vlorë dhe të jenë krenarë por edhe të kenë një të ardhme të mrekullueshme. Mua më pëlqen të flas me fakte dhe jo shumë.

Më 25 prill 2021, Demokracia do triumfojë mbi oligarkinë dhe qytetaria mbi marrëzinë. Presidenti ka vetëm një votë, si çdo qytetar i këtij vendi dhe do të votojë kundër oligarkisë, që ka nëpërkëmbur Kushtetutën, ligjet dhe të drejtat e njeriut

Shqiptarët do të votojnë më 25 prill 2021 për lirinë e dinjitetin e tyre

Referendumi i 25 prillit do të përmbysë me votë plebishitare klikën oligarkike, që rrjep dhe mashtron shqiptarët prej kohësh. Tmerri i tyre është angazhimi publik i Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe votës së lirë. Ndaj me gënjeshtra të orkestruara nga kryeoligarku e të bëra publike në mediat e kapura prej tij, kujtojnë se do të frenojnë Presidentin të bëjë detyrën kushtetuese për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve shqiptarë, që është fuqia dhe e ardhmja e tyre. Kot lodhen me shpifje, shantazhe, frikësime, gjoba arbitrare, fabrikime sondazhesh të gënjeshtra për të demoralizuar qytetarët të votojnë apo me blerje “opozitarësh”, që kurrë nuk kanë mbrojtur interesin publik e kombëtar por që mendojnë vetëm për “përsheshin” e radhës. Shqiptarët do të votojnë më 25 prill 2021 për lirinë e dinjitetin e tyre, si asnjëherë më parë në këto 30 vite. Më 25 prill 2021, Demokracia do triumfojë mbi oligarkinë dhe qytetaria mbi marrëzinë. Presidenti ka vetëm një votë, si çdo qytetar i këtij vendi dhe do të votojë kundër oligarkisë, që ka nëpërkëmbur Kushtetutën, ligjet dhe të drejtat e njeriut dhe që po mban peng të ardhmen europiane të vendit. Një garanci më shumë se Referendumi do triumfojë në 25 prill është edhe rreshtimi kundër tij, i Gazetës Tema, të denoncuar edhe në raportin e Parlamentit Europian, si media më e pabesueshme në Shqipëri e Europë dhe si një nga shpërndarëset më të mëdha të lajmeve të rreme. Ja një tjetër provë se si takimin publik të bërë në Selenicë nga Presidenti në datën 18 janar 2021, për çështjen e rrugës, kjo gazetë e paraqet si takim me veteranë për LSI.

Partitë të pastrohen nga personat pa integritet, 25 prilli referendum

Negociata do të çelen falë referendumit të 25 prillit. Ky referendum është për negociatat dhe integrimin  e vendit. Nuk është interesi im sesi ecën fushata. Për mua është e rëndësishme që fushata të jetë e bazuar në transparencë në ndershmëri dhe në debatet për të ardhmen, për problemet më jetike që kanë qytetarët shqiptarë. Kandidatët të jenë njerëz me integritet. Të mos preken nga dekriminalizimi dhe asnjë parti të mos bëhet strehë e atyre që pastron partia tjetër. Parashikimi është triumfi i popullit mbi oligarkinë. U bëj thirrje partive të jenë larg oligarkëve të mos marrin shpërblime nga ata. Unë flas për përmbysje demokratike e kajm fjalën për rivendosje të rendit kushtetues në vend. Prandaj flasim për referendum. Janë të identifikuar oligarkët,por më i identifikuar është kryeoligarku. Ishte kënaqësi që erdhëm ditën në Vlorë se ngelëm duke ardhur natën dhe fshehurazi.

 

Fshati ku ka lindur presidenti ka sjellë një çetë të vetme në luftën e Vlorës

Presidenti Meta u pyet edhe nëse vizitat e tij të shpeshta në Vlorë janë nëj sfidë ndaj kryeministrit i cili kandidon në qarkun e Vlorës për zgjedhjet e ardhshme, duke treguar se fshati, ku ka lindur Presidenti, ka sjellë një çetë të vetme në luftën e Vlorës. Presidenti Ilir Meta: Nuk kam asnjë koment për këtë çështje. Partitë të merren me programe. Të japin llogari për premtimet që kanë bërë dikur. Po të merremi me çimkat e Vlorës dhe Shqipërisë është kohë e humbur.

– Si iu kanë pritur në Vlorë?

Sa herë të përmendem në Vlorë, do vij të përgjigjem në Vlorë dhe jo nga Tirana. Vij nga një krahinë që ka sjellë 3 çeta në luftën e Vlorës, një ka qenë nga Skrapari. Nuk përtoj, po të sulmojnë..po të shpifin se po kam gabuar vij kërkoj falje.

Referendumi i 25 prillit do të përmbysë me votë plebishitare klikën oligarkike, që rrjep dhe mashtron shqiptarët prej kohësh. Tmerri i tyre është angazhimi publik i Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe votës së lire

-Vizitat e shpeshta në Vlorë, është sfidë ndaj kryeministrit?

Kam respekt për Vlorën. Ia thashë. Fshati ku ka lindur presidenti ka sjellë një çetë të vetme. Kështu që për këtë është respekt. E kemi lidhjen historike dhe jo politike.

Si mundesh të reagosh në atë mënyrë për motrat Lalo

Unë nuk jam gazetar. Më pëlqen të flas me fakte dhe të mos flas shumë. Ja ku e keni foton e shpërndarë nga Presidenti për takimin në Selenicë dhe foto që thotë gazeta Tema. Pse përpiqen këta të krijojnë mashtrim publik? Nga kush ka frikë Presidenti? Nga vlonjatët. Të vijë ndonjë vlonjat e të thotë që Presidenti i ka marrë një cm tokë? A e dini sa drejtorë hipotekash janë ndërruar në Vlorë? Unë i kam ndërruar? Hajde takoni banorët dhe dëgjojini si i është grabitur prona. Presidenti ka një vit që kërkon blerjen e pajisjeve për personat e infektuar me Covid dhe njërëzit vdesin, sepse nuk merren masat. Presidenti është armik i oligarkisë dhe Presidenti është shumë i lumtur që është armik i oligarkisë. Mediat e tyre mundohen t’i bëjnë shpërlarje truri shqiptarëve, t’i trajtojnë si njerëz të marrë dhe idiot. Një regjim që nuk ka asnjë respekt për shtetin e së drejtës, dhe t’i mbajë qytetarët nën terror, terror gjobash, terror ekonimk. Dy vajza humbën babaian. E patë sjelljen e kryeministrit. Në vend që të hetonte hetim e patë sesi u soll. Gjobitet kryetari Deliallisi, sepse zhvillon një takim shembullor. A është normale? Ndërkohë, që e dimë shumë mirë sesi respektohen masat e pandemisë nga qeveria apo të tjerë të lidhur me ta. Është shtet i presionit dhe poshtërimit të qytetarit.

Do i kërkoj parlamentit të ri, të kontrolloj psiqikisht të gjithë drejtuesit

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi dje nga Vlora se do t’i kërkoj parlamentit të ardhshëm që do të dalë pas referendumit, një ligj që të kontrollohen të gjithë drejtuesit psiqikisht a janë në rregull, duke nisur nga Presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit etj. Presidenti Ilir Meta: Përmbysje demokratike, prandaj flasim për referendum, sepse nuk jemi në një situatë normale, jemi në një situatë tërësisht anormale. Në vend që kryeministri të distancohej dhe të thoshte mos shpifte për presidentin ai bën të kundërtën, thotë Presidenti nuk është në rregull nga trutë. Unë do t’i kërkoj parlamentit të ardhshëm që do të dalë pas referendumi që të miratojë edhe një ligj, por të jetë e domosdoshme dhe në Kushtetutë, të kemi një nen të kontrollohen të gjithë psiqikisht janë në rregull nga trutë para se të marrin detyrën, që Presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, ministrat, drejtuesit e të gjithë institucioneve.

Oligarkët dhe kryeoligarku

Janë të identifikuar oligarkët, por më i identifikuar është kryeoligarku. Është një entuziazëm i vonuar sepse sipas qeverisë janë hapur 3 herë negociatat dhe është ngritur tre herë shampanja dhe është bërë festa. Negociatat do të çelen falë referendumit të 25 prillit dhe ky referendum është një referendum për të ardhmen europiane të Shqipërisë ose për alternativat lindore që i janë ofruar, por që sigurisht që i takojnë të kaluarës. E ardhmja e Shqipërisë është në Europë, e ardhmja e Vlorës është në Europë. Ishte kënaqësi që erdhëm më në fund ditën në Vlorë se erdhëm duke ardhur natën dhe fshehurazi.

Rama tha se askush përveç Ilir Metës nuk mund ta bëjë më mirë pasqyrimin e problemeve të qytetarëve

Lidhur me çështjen e Selenicës, është një peticion i qytetarëve i cili ka mbërritur dhe te unë. E vërteta është se janë mashtruar shumë rëndë. Për të sqaruar si ka qenë e vërteta, kur të dëshiroi mund të shkojmë dhe ta vërtetojmë çfarë thanë qytetarët. Qytearët janë mashtruar mbi “Lotin 4”, por kishte dhe shumë mashtrime të tjera në këtë histori. Përsa i takon të tjerave janë gënjeshtra sepse unë jam zgjedhur si President nga vetë kryeministri Rama. Ai vetë ka thënë se askush tjetër nuk mund ta bëjë më mirë këtë se vetë Ilir Meta. Unë e kam mbajtur premtimin për të ardhur në ndihmë qytetarëve dhe këtë e kam vërtetuar.

Më 25 prill Shqipëria do të jetë e qytetarëve dhe jo oligarkëve

Ajo që më habit është deklarata e kryeministrit. Mashtrim i orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë.Unë dua t’i them atij dhe të gjithë të tjerëve. Sa herë të më përmendet emri nga Vlora do i kthej përgjigje. E di shumë mirë populli i Selenicës që Presidenti ka ardhur në mes të ditës. Këta jo vetëm e tradhëtuan projektin, por edhe u tallën dhe kërkojnë ta mashtrojnë me një asfalt elektoral. Presidenti ka ardhur në mes të ditës në Radhime dhe ka takuar 300-400 banorë, të cilët i treguan për grabitjet skandaloze që i bëhet pronës së tyre. Brenda javës tjetër do vij përsëri në Vlorë. Sa herë të më kërkojnë mua më kanë gati banorët për t’u takuar. Në emër të vërtetës dhe stabilitetit unë jam këtu për të bërë një apel të gjithë gazetarëve, pronarëve të mediave të kenë më shumë respekt për dinjitetin e tyre, për publikun, për qyetetarërt dhe t’iu referohen fakteve dhe jo shifrave të dalura nga zyra e këtyre oligarkëve. Duke tradhëtuar rëndë interesat e qytetarëve të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë. Më 25 prill Shqipëria do t;i takojë qytetarëve dhe jo oligarkëve.

Negociatat do të çelen falë referendumit të 25 prillit dhe ky referendum është një referendum për të ardhmen europiane të Shqipërisë. E ardhmja e Shqipërisë është në Europë, e ardhmja e Vlorës është në Europë.

Ja si e mashtrojnë “Tema” dhe Rama  publikun, me shpifje ndaj Presidentit!

Dua të falenderoj nga zemra gazetën Tema dhe kryeministrin, që më dhanë mundësinë për të parë se Vlora është e mrekullueshme, jo vetëm gjatë fundjavës por edhe në fillim të javës. Për arsye të gënjeshtrave të tyre të pacipa, aspak profesionale, tepër fyese për median e lirë, për qytetarët që duhet të informohen dhe jo dezinformohen. I falenderoj, sepse mezi prita të mbaroj orarin zyrtar për të ardhur në Vlorë, të përgjigjem për shpifjen sikur Presidenti vjen vetëm natën në Vlorë. Gënjeshtra që është shndërruar në sistem, duhet ta marrë përgjigjen ballore. Ju këtu keni një shkrim të sotëm te Gazeta Tema, e cila pretendon sikur Presidenti ka qenë fshehurazi në Vlorë për të kërkuar vota. Këtu keni të njëjtën foto, nga Selenica, ku Presidenti ka takuar qytetarët me stafin e tij. Si gazetarë profesionistë që jeni, do t’ua lë fotot dhe verifikojeni nëse janë apo jo banorë dhe përfaqësues të Selenicës, që e kërkuan takimin me presidentin, pasi i mashtroi qeveria. Pasi u njoha me këtë shkrim mashtrues, bëra një reagim zyrtar për mashtrimin skandaloz jashtë çdo etike profesionale. Nuk jam i habitur nga reagimi i botuesit të lajmit, por më habiti deklarata e kryeministrit, që tha se Presidenti ka ikur nga trutë. Do t’ua lë ju këto foto, ti verifikoni dhe për të raportuar të vërtetën mbi këtë fushatë mashtrimi, të orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë, me qëllim të përjetësojë, një sistem të gënjeshtërt në Vlorë dhe të gjithë Shqipërinë. I them atij, sa herë të më përmendi për Vlorën, përgjigjen do ta ketë nga këtu në Vlorë. E meriton Vlora të mos jetojë me gënjeshtra, e meriton Selenica të mos gënjehet më. E di shumë mirë Selenica që presidenti ka vajtur në mes të ditës dhe e kanë kërkuar ata presidentin. Janë këta, që jo vetëm e tradhëtuan projektin që e integronte Selenicën, por u tallën dhe kërkojnë ta mashtrojnë me asfalt elektoral.