Grupi i PD letër Metës: Të miratohet në seancën e 28 janarit përbërja e komisionit të posacëm

503
Partia Demokratike i kërkon kreut të Kuvendit Ilir Meta miratimin e përbërjes së Komisionit Posaçëm për reformën zgjedhore.
Përmes një letre, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, kërkon miratimin e menjëhershëm në seancën plenare të datës 28.01.2016 të vendimit për përbërjen e këtij Komisioni, që sipas tij do t’i hapte rrugë vijimit pa vonesa të punës për realizimin e reformës zgjedhore.
ZOTIT ILIR META/KRYETAR I KUVENDIT TË SHQIPËRISË
Z. Kryetar i Kuvendit,
Në vijim të propozimit tonë zyrtar për caktimin e anëtarëve të Partisë Demorkatike në Komisionin e Posacëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, kërkojmë miratimin e menjëhershëm, në seancën plenare të datës 28.01.2016, të vendimit për përbërjen e këtij Komisioni, që do t’i hapte rrugë vijimit pa vonesa të punës për realizimin e reformës zgjedhore.
Grupi Parlamentar i Partisë Demorkatike vlerëson se kjo reformë duhet të sigurojë forcimin dhe konsolidimin e procesit zgjedhor dhe po ashtu, ndërtimin e shkallës së besueshmërisë për zgjedhje të lira. Reforma duhet tësigurojë që zgjedhjet tëjenë standardi bazë-substancial i zhvillimit të demokracisë, legjitimimit të qeverisjes dhe shtetit modern, duke respektuar plotësisht vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptar. E rëndësishme në këtë rast është që të kemi një ligj lehtësisht të zbatueshëm për votuesit dhe që u reziston sfidave dhe shndërrohet në një mekanizëm efektiv për të siguruar zgjedhjet e lira dhe demokratike, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet eKëshillit të Evropës, si dhe me detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike. 
Përmbyllja në një kohë të shpejtë e Reformës Zgjedhore dhe reflektimi në legjislacionin shqiptar i të gjitha Rekomandimeve të OSBE/OHDIR-it apo shqetësimeve madhore tëngritura prej tij në raportet përfundimtare të viteve 2013 dhe 2015 për zgjedhjet në Shqipëri, është premisë e domosdoshme për të garantuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Dëshirojmë të kujtojmë këtu se rekomandimet e dhëna nga OSBE/OHDIR në Raportin për zgjedhjet e vitit 2013, për shkak të mungesës së vullnetit politik të mazhorancës aktuale, nuk u adresuan kurrë në legjislacionin shqiptar, duke sjell në këtë mënyrë deformimin e zgjedhjeve të vitit 2015.
Ne vlerësojmë se implementimi i kësaj reforme, duhet të pamundësojë përdorimin e pushtetit publik për qëllime të përfitimit në zgjedhje, blerjes masive të votave me paratë e krimit të organizuar, përdorimit të institucioneve shtetërore si mekanizëm për të siguruar vota apo për të ushtruar presion mbi votuesit, apo keqpërdorimin politik të Policisë së Shtetit.
Përsa më lart, kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme për të garantuar fillimin e punës së Komisionit të Posacëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, bazuar në një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe konsensual.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,
KRYETARI
EDI PALOKA
Sigal