Gazi helmues, opozita gati padinë për në Hagë

261

Jakup B. GJOÇA

Opozita bën gati Padinë Penale në Gjykatën e Hagës kundër urdhëruesve dhe përdoruesve të gazit helmues ndaj protestuesve

Denoncimi: Gazi helmues u ble në Mal të Zi dhe është prodhuar në Serbi. Ambasadat në Tiranë heshtën për helmimin e protestuesve

Statistikat zyrtare të Spitalit “Nënë Tereza” për qytetarët që u helmuan në protestën e 16 shkurtit 2019, megjithëse të regjistruar në librat e urgjencave nuk tregojnë as të vërtetën. Shumë mjekë toksiologë, të pyetur edhe nga gazeta “Telegraf”, u shprehën se simptomat e helmimit nga gazi helmues që u përdor nga Grada e Republikës kundër protestuesve nuk lë pasoja të mëvonshme në organizmin e njeriut, por është fenomen momental. Megjithatë, shumë protestues nuk u paraqitën fare në urgjencën e QSUT-së nga frika e evidentimit të tyre nga policia e Shtetit. Shumë simptoma të rënda të helmimit nga gazi helmues i përdorur nga Garda e Republikës, nuk ishte nga ai gaz lotsjellës që përdor policia, por, siç denoncoi me fakte av. Altin Goxhaj, është gaz helmues që përdor ushtria, pasi kundër protestuesve u përdorën 3 lloj granatash luftarake me lëndë helmuese të ndaluar. Madje, u panë edhe nga reportazhet televizive, se policia përdori ujë me tretje gazi, për të “larë” shkallët e kryeministrisë, i cili tretej menjëherë dhe nuk derdhej, pasi uji i pastër do të derdhej nëpër shkallë. Përveç gazit helmues dhe jo gaz lotsjellës, Garda e Republikës, e përdori atë drejt turmës, për t’i terrorizuar dhe jo ndaj atyre protestuesve që tentuan të ushtronin dhunë verbale kundër godinës së Kryeministrisë.

Opozita: Padi Penale në Gjykatën e Hagës

Protestuesit ishin paqësorë në protestë, nuk shkaktuan incidente, që të rrezikonin jetën e punonjësve të Gradës së Republikës dhe as të rrezikonin sigurinë e Kryeministrisë. Përveç disa personave, që përdorën dhunë verbale kundër derës së kryeministrisë. Mirëpo ata ishin të paktë, ndërkohë që fare mirë mund të veçoheshin nga 900 policë të angazhuar për mirëmbajtjen e protestës. Mirëpo Policia e Shtetit përdori dhunë verbale, hodhi ndaj turmës së protestuesve, pa dallim, granata me gaz helmues, jo thjesht lotsjellës, pa llogaritur aspak as sasinë dhe as duke dalluar dhunuesit dhe protestuesit. Madje policia dhe Garda e Republikës përdori 3 lloje granatash, duke i hedhur drejt turmës,e dhe pse ata ishin shumë larg shkallëve të kryeministrisë. Sipas burimeve të gazetës “Telegraf”. opozita po përgatit edhe padi penale për ta depozituar në Gjykatën e Hagës, kundër urdhëruesve dhe përdoruesve të granatave helmuese kundër protestuesve.

Avokati Altin Goxhaj: Policia e Shtetit përdori kundër protestuesve gazin helmues të Milosheviçit

Avokat Altin Goxha:: “Pardje ka pasur një hedhje masive e granatave të gazit serbe dhe e kemi zbuluar që kjo ka hyrë përmes Malit të Zi por është një mall serb. Dritan Demiraj, një njohës i mirë i kësaj fushe e ka konfirmuar se kanë hedhur gaz pafund dhe tej normave të lejuara. Kjo metodë përdoret ndaj atentateve, ndërkohë që nuk kanë dhënë asnjë njoftim se çfarë duhet të bëjnë njerëzit pas hedhjes së këtyre gazrave. Hedhja e tyre është shkelje e hapur ligjore. Është granatë ushtarake dhe militare, nuk përdoret nga Policia, policia ka gazin lotsjellës dhe nuk ka atë ngjyrë dhe ato efekte. Pavarësisht se njerëzit shkuan duke vjellë gjak nëpër spitale dhe pa marrë asnjë lloj këshille se si duhej të vepronin për të shmangur problemet e mëvonshme”. Përdorimi i gazit lotsjellës ka manualet e veta të përdorimit përfshi intensitetin sasior dhe kohën e rihedhjes! Nëse nuk zbatohen me përpikëri këto rregulla, nuk konsiderohet më si përdorim “gazi lotsjellës” por “përdorim lëndësh helmuese luftarake ndaj popullsisë civile” që ndalohet me konventa ndërkombëtare dhe kategorizohet si “krime kundër njerëzimit”. Kaq për kujtesë për Gardën dhe ata tipat te tarraca e kryeministrisë të maskuar dhe pa shenja identifikuese. Nga ana tjetër, qytetarë të ndryshëm thonë se ka pasur hedhje dhe të disa granatave nga ana e policisë. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për “Flash-Bang Grenade”, e cila përdoret për të çorientuar përkohësisht shqisat e objektivit. Ajo lëshon një dritë verbuese dhe është përdorur për herë të parë nga ushtria britanike në fund të viteve ’1970. Në momentin që shpërthen “Flash” për shkak të dritës, verbon objektivin për rreth pesë sekonda.

Dritan Demiraj, ish-ministri i Brendshëm: Helmimin e popullit të tij e ka bërë vetëm Sadam Hyseni, Ali kimiku dhe Gadafi

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka reaguar kundër përdorimit të gazit helmues kundër protestuesve, duke bërë përgjegjës drejtuesit e Gadrës së Republikës. Dritan Demiri: Helmimin e popullit të tij gjatë një proteste civile dhe demokratike e ka bërë vetëm Sadam Hyseni, Ali kimiku, Gadafi, etj., dhe fundi i tyre dihet. Turp për policinë dhe komandantin e Gardës së Republikës që zbatojnë urdhra të paligjshëm, pasi përdorimi i gazit lotsjellës në këto përmasa dhe me këtë përmbajtje konsiderohet krim kundër njerëzimit. Pas kanabizimit, trafikut të tmerrshëm të drogës dhe përfshirjes në të, të të gjitha niveleve të policisë, ministria e Brendshme do të mbajë përgjegjësi dhe për këtë shkelje të së drejtës themeltare të qytetarëve. Kjo qeveri e jashtëligjshme, e kapur me qindra herë në flagrancë ka rënë që në vitin 2017, që kur shumica e vendeve në parlament janë vjedhur. E kemi faktuar me prova dhe dokumente, me emra dhe shifra në atë kohë që policia drejtohej nga drejtori i drogës. Me popullin që e ke tallur, shtypur, vjedhur dhe përdhunuar nuk ia del dot, as ti dhe shërbëtorët tuaj. Largohu sa më parë.”

Ish-Presidenti Nishani, u dërgon mesazh ambasadorëve: Këta gangsterë janë partnerët tuaj në Tiranë

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar për shoqërimin e disa protestuesve nga policia. Reagimi i ish-presidentit Nishani: Një grup kapuçonësh të zinj, ja si e përdorin emrin, forcën, pushtetin e shtetit tek godasin me grushte një person që thonë se po e shoqërojnë në polici. Këta banditë nuk do mund të kishin këtë kurajë prej nazistësh nëse një Krye-gangster nuk do të kishte uzurpuar zyrën e Qeverisë pikërisht me ndihmën e këtyre tipave. Nëse opozita nuk kërkon hetimin e këtyre gangsterëve dhe urdhërdhënësve të tyre është në bashkëfajësi. Zotërinj ambasadorë të huaj, ja këta janë partnerët tuaj në Shqipëri. Uragani popullor i shqiptarëve nuk trembet dot, Jo!

Mesila Doda, ish-deputete: Kjo është Evropa, kur cenohet e drejta e qytetarit

Për gjithë ata gojëçorape që flasin për dhunë e protesta të dhunshme… Kjo është Evropa, kur cenohet e drejta e qytetarit.