Basha: Bilanci i Ramës në 3 vjet; kriminalizimi i shtetit, kanabizimi i Shqipërisë, varfërimi i shqiptarëve

77

Gazeta Telegraf/ Në tre vite Edi Rama ia
ka dalë të kriminalizojë shtetin të kanabizojë Shqipërinë, të rrisë papunësinë,
dhe të përqendrojnë në duart e një grushti njerëzish të lidhur me tenderat dhe
koncesionet, pasuritë publike të qytetarëve. Kjo u theksua nga kryetari i
Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin e zhvilluar me drejtues të
strukturave të Partisë Demokratike në Gramsh. Zoti Basha tha se klima e biznesit
në Shqipëri është përkeqësuar nga korrupsioni dhe arbitrariteti. I vetmi biznes
që lulëzon është ai i hashashit.  Përmes krimit, korrupsionit dhe
varfërimit të shqiptarëve, Edi Rama po perpiqet të asgjësoje zgjedhjet e lira
dhe të ndershme, theksoi kreu i demokratëve, sepse zgjedhjet e lira dhe te
ndershme jane fundi i pushtetit te Edi Rames.

“Në këtë realitet 
të keqqeverisjes së gjithanshme të përkeqesimit që shënon çdo fushë të
jetës,  Edi Rama ka prezantuar edhe një gjëmë të madhe për shqiptarët,
kriminalizimin e shtetit  që i ka hapur rrugë drogës së mbjellë anembanë,
drogimit të Shqipërisë. E ka bërë me ndërgjegje të plotë. Edi Rama e ka ditur.
E ka bashkë planifikuar me kriminelët që ka vënë në çdo strukturë shtetërore,
se kriminalizimi i shtetit do të çonte në kanabizimin e Shqipërisë. E ka ditur
dhe prandaj se ka vënë ujin në zjarr sepse për të paratë dhe pushteti është
gjithçka që kanë rëndësi. Sepse për të, punë e madhe se ka papunësi, shkoni në
emigracion ju tha kuksianëve para një viti, punë e madhe se ka varfëri. Po pate
varfëri eja skllav në fermën e drogës së Edi Ramës dhe Saimir Tahirit. Përmes
krimit, korrupsionit dhe varfërimit të shqiptarëve mendon se e ka ulur dhe më
tej çmimin e votës  dhe se me pare e korrupsionit dhe me kërcënimin e
krimit do t’ia dalë të asgjësojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”

Ndërkohë që pas tre
vitesh qeverisje Edi Rama nuk ka asnjë bilanc për të treguar shfaqet me
arrogancë para fermerëve që i varfëroi dhe shkatërroi me keqqeverisjen e tij
dhe u thotë merrni kredi. Shëndetësia është në ditën e saj më të zezë. Nëpër
spitale mungojnë medikamentet kryesore, nuk ka mjek për tu ardhur në ndihmë
pacientëve, ndërkohë që 1 milionë euro në muaj i merr Vilma Nushi për chek-up
-in. Kurrë më parë nuk kemi patur një qeveri të tillë plaçkitëse që i merr
shumicës gjithçka për t’ia dhënë pakicës, theksoi lideri i opozitës Lulzim
Basha.


“Tre vite qeverisje fermerët kanë parë vetëm varfërim dhe shkatërrim. Tre vite
qeverisje dhe nuk ka dhënë një kokërr leku subvencion dhe tani në fund fare iu
thotë merrni kredi nëpër banka. Po tani që ka përmbytje çfarë do t’ju thotë,
merrni kredi që të pastroni kanalet? Investimet për bujqësinë janë në nivelin
më të ulët në 20 vite sepse investimet në tërësi nuk shkojnë aty ku ka nevojë qytetari
po aty ku Edi Rama mund t’i grabisë më kollaj. Në qoftë se Edi Rama do të
kishte prioritet investimet që ndihmojnë qytetarët nuk do të kishte viktima në
Kurbin.

Muaj për muaj 1 milionë
euro nga paratë tona i merr Vilma Nushi për koncesionin famëkeq të check-up-it
ndërkohë nënat shtatzëna vdesin materniteteve sepse maternitetet dhe spitalet
tona nuk kanë lekë të mbajnë kardiolog roje. Kurrë më parë nuk kemi patur një
qeveri të tillë plaçkitëse që i merr shumicës gjithçka për t’ia dhënë pakicës.”