Kryebashkiaku Veliaj: Bashkia, krahas rikonstruktimit të konvikteve studentore, do të prezantojë projektin e Kampusit Universitar

407
Sigal

Krahas punës për rikonstruksionin e konvikteve në Qytetin Studenti, Bashkia e Tiranës do të prezantojë shumë shpejt projektin final të kampusit universitar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dje tha: Përpara verës duam t’ju prezantojmë edhe me propozimin final për Kampusin Universitar. Ashtu siç po punojmë me shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, me të njëjtin raport dhe me të njëjtën skemë të futemi edhe në Kampusin e ri Universitar. Prej gjithë kësaj energjie me studentët dhe me riparimet në Kampusin e Qytetit Studenti, besoj do mbërrijmë një nga ambiciet tona të Tiranës 1 milionëshe, por me një pol të dedikuar në këtë pjesë të qytetit kryesisht për studim, për akademi, për kërkim dhe për aktivitete sportive dhe rekreative, që besoj se janë një bekim jo vetëm për studentët, por edhe për gjithë komunitetin.