Ambasadorët Lu e Vlahutin takojnë ekspertët e reformës në drejtësi

421
Ambasadori amerikan, Donald Lu vijon serinë e takimeve, në kuadër të bisedimeve për reformën në drejtësi. Ambasadori Lu, i shoqëruar edhe nga ambasadorja e BE-së Vlahutin, zhvilluan sot një takim me kreun e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj dhe Oerd Bylykbashin. Takimi u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit.
Një ditë më parë, Ambasadori amerikan, Donald Lu zhvilloi një takim me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Ata diskutuan për rreth 3 orë mbi çështjen më “të nxehtë” të momentit, reformën në drejtësi, për të cilën me siguri, kreu i diplomacisë amerikane e ka dhënë mesazhin e tij.
Të gjitha këto lëvizje vijnë menjëherë pasi ekspertët e mazhorancës dhe opozitës nuk ranë dakord me mënyrën sesi po diskutohet drafti i reformës në drejtësi
Sigal