Dr.Kujtim Drishti: Volteri dhe Edi Rama

225

Analizë e një paralajmërimi-

Në ditët e tërmetit, Kryeministri i Shqipërisë, vend i shpallur me Kushtetutë, ku të tre pushtetet; ligjori, ekzekutivi dhe drejtësia duhet të jenë të pavarura,
Kryeministri i Shqipërisë del hapur me një paralajmërim ku shkel parimin e mendimit të lirë dhe fjalës së lirë të deklaruar në Kushtetutën e Shqipërisë.
Çfarë thotë ky paralajmërim?
Ky pralajmërim thotë se Shqipëria është në gjendje të jashtëzakonshme.
Dhe në gjendje të jashtëzakonshme nuk lejohet të krijosh panik. (sepse paniku sjell panikun e tjera)

Për këtë, tekstet e një shteti demokratik, përcaktojnë qartë se cilat situata ose cilat janë fjalët çelës për të përkufizuar e përcaktuar ligjërisht dëmin e panikut ose potencialin e mendimit panikues. Për të përcaktuar këtë në praktikë hidhet drejtësia dhe bën ekspertizën juridike dhe jep urdhërin e arrestimit

Pas akuzës së bërë nga ministri i brendeshëm dhe kryetari i shtetit.

Por të dy këto funksione nuk mund kurrë të kërcënojnë qyetarët apo gazetarët e vendit me interpretime personale çka ata mendojnë dhe shkruan. Kjo sot ndodh në Turqi dhe Kinë.

Një burrë serioz shteti nuk kalon mesazhin me intonacione rruge në fb, por tregon e sqaron ligjin shtetasve të tij në organe zyrtare ose në kanalin publik të televizionit.

Kryeministri ynë nuk citon ligjin, kryeministri kërcënon duke cilësuar fjalët, në rrjete sociale ku edhe ai bën pjesë, si sharlatanizma. Dhe kjo, në formë interpretimi subjektiv, personal.

E folura me nje ton inatçiu tregon qartë që personazhi nuk ka nocionin e drejtesisë të shkëputur nga sedra e tij. Jo! Sedra e tij është vetë Drejtësia.

E folura me kërcënim për njerzit që flasin dhe shkruajnë më kujton korespondencën e Volterit

Ai i drejtoi një letër kryetarit të kishës së epokës së tij për ti dalë në mbrojtje një fshatari i cili në kohën e lutjes para ngrënies së darkës ,pasi kish lavdëruar zotin për të mirat që i kish vënë në tryezë, kish shtuar në fund: “sidoqë të jetë, asgjë nuk do të kishte në tavolinë pa punën e krahëve të mi”

Blasfem! Mëkat!
Fshatari duhej dënuar.

Ataherë Volteri bën dallim në letrën e tij midis Fjalëve dhe Veprave. E pyet se përse kisha kishte frikë nga fshatari. Ai nuk bëri asnjë vepër as kundra kishës as kundra zotit. Ai vetëm foli. E këtu Volteri lëshoi argumentin:

“Beteja nuk fitohet me trompeta” sepse trompeta është një fjalë e mendimit ashtu siç është arma një mjet i veprës.

Në rastin konkret qesh me veten sepse në Japoni është shumë e thjeshtë të dallosh rregullin nga jo rregulli, të dallosh qetësinë nga paniku.

Në Shqipëri nuk dallon dot rregullin nga jo rregulli. Në Shqipëri panikun e parë e krijon kryeministri që e humb si Xhaferri simiten.
Dhe ngatërron fjalën trompete me armën vepër, anti kryeministër.
Ngatarron qetësinë e tij me qetësinë e vendit.