Ditmir Bushati: Thirrja për “Zgjimin” migjenian të socialistëve

365

Ditmir Bushati (me Migjenin) u bën thirrje socialistëve të ndershëm për “Zgjim”

Ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në përkujtim të 81 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit të madh shqiptar Migjeni ka zgjedhur pikërisht poezinë e tij “Zgjimi” për të përshkruar edhe realitetin që po kalon vendi. “O vullnete të ndrydhura! O vullnete të shtypuna! Shkundni prangat të mbrapshta!” thuhet ndër të tjera në vargjet e Migjenit. Me këtë poezi të Migjenit, Bushati u bën thirrje socialistëve të vërtetë, të zgjohen nga gjumi letargjik, të reagojnë kundër vendimeve autoritare të kryetarit të PS dhe kryeministrit, i cili i injoron socialistët, duke u imponuar edhe kandidatura jashtë dëshirës së tyre, siç rezultoi Valdrin Pjetri, person me rekorde kriminale, për kandidaturën e tij socialistët shkodranë nuk u përfillën fare.

ZGJIMI

O vullnete të ndrydhuna ndër grushta të çelikta të shekujve të kaluem!

O vullnete të shtypuna me themra të ngurta të titajve të tërbuem!

Të cilët n’udhë për në theqafje këtejpari i ranë

dhe vatrat tona në mjerim i përlanë…

 

O vullnete të ndrydhura!

O vullnete të shtypuna!

Shkundni prangat të mbrapshta! E me brimë ngadhnyese,

me hove viganash, dëshirash flatruese,

turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhë zbritni

– ndosht’ aty keni për të gjetë fillin e një hymni,

që Illyri e vjetër ndër kremtime këndonte,

ndërsa zemra e kombit në liri kumbonte.

 

O vullnete të ndrydhuna!

O vullnete të shtypuna!

Tash shigjetat e flakta të shprehjes suej zharitse

drejtoni kah qiella në ball të hyut a të dreqit,

i cili fatin tonë mbytte në mnijë të vet përpise –

a dijë se të Birt’ e Shqipes folen ia ngrehën vetvetit.