Evdal Nuri: Pse jemi kaq të dhunshëm ndaj grave …..?!  

349

  25 Nëntor:” Dita Botërore kundër dhunës ndaj Grave”.

Sigal

– Shqipëria renditet ndër vendet e para në Evropë për vrasjen e grave e vajzave

 

Shpesh këtë pyetje ia kam drejtuar dhe të tjerëve! Mendime nga më të ndryshme.Vjen nga tradita, zakonet, kanuni, kultura, varfëria, xhelozia, tradhëtia, apo të gjitha:

 

1-Dhuna në Botë! Dhuna ndaj grave dhe vajzave është një nga shkeljet më të përhapura, të vazhdueshme dhe shkatërruese të të drejtave të njeriut në mbarëbotën. Pabarazia gjinore vazhdon në mbarë botën. Arritja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i grave dhe vajzave do të kërkojë përpjekje më të fuqishme, duke përfshirë kuadrin ligjor, për të luftuar diskriminimin me bazë gjinore, që shpesh vjen si rezultat i qëndrimeve patriarkale dhe normave shoqërore.

Sot një në çdo tri gra, ose shtatë në dhjetë gra, në disa rajone të botës dhunohet. Shifrat janë shumë shqetësuese. 700 milion vajza të shitura, prej të cilave, 250 milion nën moshën 15 vjeç. Këto e nxitën OKB-në të kremtojnë çdo 25 Nëntor Ditën Botërore kundër dhunës ndaj grave. Gruaja dhe me Kuranin është e bekuar. Zoti, apo natyra qelizën e saj e ka paisur me dy kromozone, kurse burrave me një ! Ajo është krijesa e jetës e kështu duhet  vlerësuar e trajtuar. Në të gjitha kohërat asaj i kanë thurrur lutje e bekime për një jetë më të gjatë e lumturi .”Përkëdhelja e Nënës , nuk ka gjë në Botë t’a zëvëndësojë”, ‘ Nëna është Diell në çdo stinë”.’Nëna është një bekim për fëmijët.” “Nuk gjen në botë jastëk më të mirë se sa prehëri i Nënës, e as trandafil më të bukur se sa thellësia e shpirtit të saj”. Vëndi më i sigurt në botë është zemra e Nënës”. Kështu është Nëna , por ç’ndodh tek ne?!

2- Dhuna ndaj grave në Shqipëri . Është e gjithanshme: fizike, psikologjike , seksuale e tjerë. Dihet gjendja  social-ekonomike e familjeve shqiptare. Për fat te keq, gjendja jonë e mjeruar ka egzistuar shumë kohë më parë. Varfëria e madhe bën që dhuna të ushtrohet për pretekste, jo për shkaqe. Gjendja ekonomike e rëndë bën që situata në familje të jetë gjithmonë e ndezur dhe shpërthyese. Pse kundër grave dhe vajzave? Sepse ato janë me të dobta se meshkujt. Në këto raste meshkujt ” shfrejnë dufin” ngaqë janë të pakulturuar dhe për momentin nuk gjejnë  zgjidhje të problemit. Zgjidhja e problemeve ekonomiko-sociale do të ndikojë pozitivisht  në eleminimin e dhunës.

Në  shekuj familjet shqiptare kanë qenë të rendit fisnor, ku rolin dominues e kanë pasur burrat, ndërsa gratë kanë qënë të nënshtruara. Nga ana tjetër është  kultura e prapambetur që ka dominuar në familjet tona. Tradita e vjetër mesjetare. që ka dominuar në familjet fshatare, ka qënë dhe është akoma një pengesë e madhe për emancipimin dhe civilizimin e femrës shqiptare. Për shumë meshkuj në vendin tonë normat e reja civilizuese, që po hyjnë në jetën tonë familjare, dhe posaçërisht në jetën e grave dhe vajzave tona janë të papranueshme mbase kanë  koncepte të vjetra. Norma të reja shihen si prishje e moralit. Në këto kushte fillojnë acarimet, konfrontimet e dhunshme të meshkujve me femrat, që duan të rrojnë me të drejtat dhe normat morale të kohës.Vajza ose gruaja kërkon  të punojë në profesione, që quhen të turpëshme nga meshkujt me gjykime prapanike. Modën që ndjekin femrat,  meshkujve në familje u duket amorale.

Në shumë familje shqiptare vazhdon tradita e vjetër që është kundër normave të reja që të rinjtë të njhen dhe të krijojnë familjen e tyre vetë, pa ndërmjetësinë e lajmësit.

3-Dhuna  në familje. Njerëzit më të prekshëm nga kjo lloj dhune janë  gra, të moshuar dhe njerëz me një lloj problemi fizik ose mendor. Kjo dobësi shpjegohet e  nënkupton një abuzim të pushtetit nga agresori ndaj viktimës të cilën ata e konsiderojnë të prekshme. Ky tek ne është një problem social i lidhur shpesh me kanunin duke mos u deklaruar nga frika për të ardhshmen. Njëkohësisht me kritikat dhe fajësimin vjen edhe mohimi i vazhdueshëm i identitetit dhe kontributi që ato japin në familje e shoqëri . Mendimi i dyshimtë i dhunuesit shërben vetëm për kontroll, jo për përmirësim . Në këto kusht ,bëhet i nevojshëm forcimi i politikave, planeve të veprimit, përfshirë legjislacionin, që mbrojnë gratë dhe vajzat nga të gjitha format e dhunës ndaj grave, përfshirë edhe format e reja ose format e pranuara së fundi të dhunës ndaj grave, të tilla si ngacmimi seksual, mbase pas një femre  shumë realitete janë të fshehura. Në thelb, shumë njerëz ende kanë vështirësi në pranimin e radhës së gjatë të çlirimit të grave.

Rreth 31 % e grave e kanë përjetuar atë. Format më të zakonshme janë ato kur gratë përjetojnë fyerje nga burri ose partneri dhe i bën ato të ndihen keq për veten e tyre , këto rreth 25 %. Këto i kemi parë dhe në Parlament. Dhuna fizike. Rreth 18 % e grave të moshës 18-74 vjeç e kanë përjetuar atë ndonjëherë dhe rreth 7 % aktualisht kanë përvojë një ose më shumë nga 11 llojet e ndryshme të dhunës fizike në martesë ose marrëdhënie intime. Gratë me shumë gjasa do të qëlloheshin  nga partnerët e tyre . Rreth 9 % e grave kanë përjetuar  dhunë seksuale nga një partner i tyre. Pas varfërisë dhe xhelozisë në dhunën ndaj grave qëndron një kulturë e lashtë dhe e vështirë për t’u eliminuar. Një burrë arrin të kontrollojë një grua, madje edhe t’a rrahë atë, sepse disa jetojnë në atë lloj kulture, që e sheh mashkullin si mbrojtës, i cili e menaxhon dhe e bën atë të ndiejë të gjithë fuqinë e tij mbi gruan. Për fat të keq, ky qëndrim nuk është vetëm një pjesë e së kaluarës, por edhe e së tashmes, madje ka shumë të rinj që mendojnë kështu, që duhet të jenë partnerë të tillë, të shtojnë xhelozinë në mënyrë që të ndihet protagonizmi i tyre në lidhje. Sipas tyre, një pasion duhet demostruar edhe psikologjikisht dhe fizikisht. Prandaj, besohet se kjo lloj sjellje bëhet pjesë  e çdo marrëdhënieje romantike, ndaj mund të shkaktojë edhe reagime të dhunshme. Xhelozia gjithmonë sjell fatkeqësi, dramë dhe të rinjtë duhet të mësohen të mos e konsiderojnë këtë si simptomë dashurie, sepse ajo kurrë nuk është e tillë. Dhe duhet thënë me shkronja të mëdha se xhelozia nuk është një formë dashurie. Dashuria është respekt mbi të gjitha. “ Dashuria është  vullkan i zemrës , kurse xhelozia ndryshku i mendjes .” Për shkak të dhunës, gjithmonë ekziston ideja për të konsideruar gratë si objekte, jo si individ. Mundësi të barabarta që kërkojnë gratë nxisin zemërimin, xhelozinë, zilinë e njerëzve, sepse një grua e tillë është e lirë dhe mund të zgjedhë që të mos kontrollohet.    Një grua  e kërcënuar vazhdimisht në familje  nuk mund të jetë  grua e lirë. Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave është e papranueshme duke filluar nga Parlamenti. Deputetët të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin, por ata ndikojnë për keq me fjalorin që përdorin ! Së fundi i besoni këtyre shifrave ! 120 gra dhe vajza të vrara në Shqipëri vitet e fundit. Shqipëria renditet ndër vendet e para në Evropë për vrasjen e grave e vajzave .